Rrëfimi për sekretaren, si ishte të punosh me Albright në Rambuje?

Rrëfimi për sekretaren, si ishte të punosh me Albright në Rambuje?

Juristja Gjyljeta Mushkolaj ka ndarë me publikun përvojën e saj me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright sa ka punuar me të në Rambuje, shkruan Gazeta Periskopi. Mushkolaj ka treguar për fillimin e bashkëpunimit të saj me Albright. “Unë kam filluar bashkëpunimin me sekretaren e shtetit kur kam filluar që të punojë atëherë në Qendrën […]

Mushkolaj ka treguar për fillimin e bashkëpunimit të saj me Albright.

“Unë kam filluar bashkëpunimin me sekretaren e shtetit kur kam filluar që të punojë atëherë në Qendrën Amerikane si bashkëpunëtorja e parë kosovare me Qeverinë Amerikane në kohën kur ka qenë hapur Zyra amerikane në Prishtinë. Ajo zyre ka qenë një përpjekje shumë e gjatë, me decenie e shqiptarëve në Amerikë dhe me përpjekje të pamohueshme të Eliot Engel për t’u hapur ajo zyre që u hap në vitin 1996”, ka thënë ajo.

Tutje, Mushkolaj ka treguar për pozicionin specifik ku ka punuar si dhe për gjendjen e Kosovës atëherë.

“Unë e kam pasur fatin që pas hapjes së zyrës të isha punëtorja e parë aty dhe detyrat e mija të para ishin detyra që kishin të bënin me këmbim universitar. Edhe në atë kohë, edhe pse punonim në shtëpi, SHBA-të  kanë pas punuar një program të rëndësishëm për bashkëpunim ndëruniversitar. Gjatë punës atje situata në Kosovë filloi të përkeqësohej me agresion sistematik serbë. Në vitin 1997 veçse luftimet dhe aksionet guerile të UÇK-së ishin intensifikuar dhe përgjigja serbe ishte tejet brutale kryesisht ndaj popullatës civile”, tha ajo në T7.

Mushkolaj dha përshkrimin  e saj për Albrightin si dhe ka thënë se ajo ka punuar dukshëm për Kosovëm.

“Sekretarja Albright si personalitet që kanë pasur mundësi ta shohim në disa vizita e kanë parë që është person jo vetëm që ka personalitet human por është edhe e afërt edhe që i respekton bashkëbiseduesit ndonjëherë. Ajo dukshëm punonte për Kosovën”, tha ajo. /PERISKOPI

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?