Reforma në arsim: Gjykata aprovon kërkesën e Qëndron Kastratit për pezullumin e vendimit të Kadri Rahimajt

Reforma në arsim: Gjykata aprovon kërkesën e Qëndron Kastratit për pezullumin e vendimit të Kadri Rahimajt

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, bën me dije se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit të Komunës së Kamenicës për shpërndarje të nxënësve nëpër klasë me nga 4-5 nxënës. “Ky është vendimi më i drejtë dhe i duhur për nxënësin e Kamenicës. Ky vendim e kthen shpresën për […]

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, bën me dije se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit të Komunës së Kamenicës për shpërndarje të nxënësve nëpër klasë me nga 4-5 nxënës.

“Ky është vendimi më i drejtë dhe i duhur për nxënësin e Kamenicës. Ky vendim e kthen shpresën për vazhdimin e një procesi që synon përmirësimin e kushteve të edukimit për fëmijët e Kamenicës. Një procesi i cili e mundëson përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kamenicë. Vazhdimi i reformës në arsim në Kamenicë është i domosdoshëm për zhvillimin e mirëfilltë të gjeneratave të reja, për barazinë ndërmjet fëmijëve e modernizim të kushteve të mësimnxënies”, shkruan Kastrati.

“Është i pakuptueshëm angazhimi destruktiv i Vetëvendosjes ndaj reformës në arsim edhe pas përfundimit të zgjedhjeve. Në fazën e fushatës elektorale i kam kuptuar edhe deklaratat shqetësuese të Glauk Konjufcës në Kamenicë. Vetëvendosje me dëshpërim synonte të fitonte ndonjë komunë. Por kjo që po vazhdon të ndodhë edhe sot është e papranueshme. Është edhe mosdije edhe mashtrim edhe dëm i madh. Kjo që po ndodhë është tregues për mungesën e vlerave minimale progresive e demokratike të një subjekti politik. Një subjekt politik që pretendon se me numra e pushtet mund të anulojë proceset e drejta për të mirën publike”, shkruan ai.

“I bëj thirrje Kryetarit të Kamenicës që të reflektojë dhe të mos vazhdojë me qasjen populliste, por të marrë vendime të duhura transformuese dhe zhvillimore për Kamenicën. Komuna e Kamenicës tashmë është duke kaluar nëpër një fazë të vështirë të migrimit e cila do ta afektojë jashtëzakonisht shumë zhvillimin dhe prosperitetin lokal. Një sistem arsimor me organizim të stërvjetëruar dhe në shpërputhje me nevojat e kohës dhe vendit veç sa do ta vështirësojë edhe më shumë mirëqenien lokale’, shkruan tutje Katrati.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?