Raportohet për një shpërthim të fuqishëm në stacionin hekurudhor të Kievit

Raportohet se ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm pranë stacionit hekurudhor të Kievit, shkruan Sky News, përcjell Periskopi. Një shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni hekurudhor në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, është raportuar nga një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës. Menjëherë pas raportit, presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se forcat ruse po […]
Një shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni hekurudhor në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, është raportuar nga një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës.
Menjëherë pas raportit, presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se forcat ruse po bombardonin kryeqytetin ukrainas.
Kujtojmë se stacionet hekurudhore në disa vende të Ukrainës janë shfrytëzuar edhe si strehim për banorët ukrainas./SkyNeës/Periskopi












