Raporti i fundit nga Inteligjenca britanike

Në raportin e fundit të inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe të publikuar në llogarinë e saj në ‘Twitter’, thuhet se veriu i Ukrainës po mbetet i palëvizshëm sa i përket avansimit të trupave ruse, teksa ministria angleze shprehet se ushtarët rusë po riorganizohen para se të vazhdojnë operacionin e tyre, përcjell […]
Fushëbeteja rreth veriut të Ukrainës mbetet shumë statike me forcat ruse që me gjasë po mbajnë një periudhë të riorganizimit para se të vazhdojnë operacionet ofanzive në shkallë të lartë.
Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në lindje të vendit derisa ata po avancojnë nga drejtimi i Kharkivit në veri dhe në Mariupol në jug.
Forcat ruse ende po përpiqen të tejkalojnë Mykolaivin derisa ata po mundohen të avancojnë në lindje drejt Odesas.












