Ramush Haradinaj ia njeh 11 dështimet e Qeverisë Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka listuar 11 “dështime” që sipas tij i ka bërë qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti për një vit. Sipas tij, Qeveria Kurti 2 ka dështuar në miratimin e ligjit të pagave, në fushën e energjisë, ka kapur bordet dhe […]
Sipas tij, Qeveria Kurti 2 ka dështuar në miratimin e ligjit të pagave, në fushën e energjisë, ka kapur bordet dhe institucionet e pavarura, ka menaxhuar keq pandeminë, dialogu me Serbinë është zhvilluar pa koncept dhe janë menaxhuar në mënyrë joprofesionale situatat e krijuara në veri të vendit.
I pari i AAK-së dështim të qeverisë e quan edhe “dhënien e dhjetëra tenderëve njëburimor, që është shndërruar në model të korrupsionit”.
Kosova e udhëhequr nga Albin Kurti sipas Haradinajt ka dështuar edhe në politikën e jashtme dhe në garantimin e pavarësisë së gjyqësorit.
Lideri opozitar më tej ka përmendur edhe disa “dështime të tjera”, që sipas tij më shumë se dështime janë “gabime ordinere”.
“Kërkesa qesharake e Kurtit në Bruksel për shndërrimin e CEFTA-s në SEFTA. Deklarimi pa sqarim se Kosova e mbështet një Asociacion gjeografik. Qëndrimi skandaloz që Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka obligime juridike për Kosovën. Shfuqizimi i marrëveshjeve me komuna dhe heqja e mjeteve të parapara me buxhet. Zvogëlimi i subvencioneve për bujq, vonesa e realizimit të tyre dhe realizimi parcial. Zvogëlimi i subvencioneve direkte për vreshtarë prej 1000 në 400 euro. Heqja dorë nga rivendosja e reciprocitetit me Serbinë pavarësisht se ishte premtim elektoral i VV. Nisma e pastudiuar për padi ndaj Serbisë për gjenocid qe mund te na kthehet në humbje…..”, ka shkruar Haradinaj.












