Rama: Me homazhe nderuam dëshmorët që u sakrifikuan për lirinë që vendi ynë gëzon sot

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë homazhe në Prekaz për nderë të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, shkruan Gazeta Periskopi. Rama ka thënë se në Prishtinë është vendosur një instalacion simbolik për të nderuar e përkujtuar veprën heroike të familjes Jashari. Tutje, Rama ka thënë se vitet e ardhshme duhet të bëjnë edhe […]
Rama ka thënë se në Prishtinë është vendosur një instalacion simbolik për të nderuar e përkujtuar veprën heroike të familjes Jashari.
Tutje, Rama ka thënë se vitet e ardhshme duhet të bëjnë edhe më shumë në shenjë mirënjohje për një datë të tillë.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Vazhduam me aktivitete për nderë të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Me homazhe nderuam dëshmorët që u sakrifikuan për lirinë që vendi ynë gëzon sot.
Në sheshin Skënderbe, kemi vënë një instalacion simbolik për të nderuar e përkujtuar jetën dhe veprën heroike të familjes Jashari. Përpos në shenjë respekti, njëkohësisht edhe me qëllim të edukimit të brezave të rinj për historinë mbrapa kësaj dite të veçantë.
Përkujtimet e këtilla të së kaluarës historike janë themel i ndërtimit të së ardhmes tonë. Këtë vit një shënim modest por me idenë që vitet e ardhshme të bëjmë edhe më shumë në shenjë mirënjohjeje”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI












