Rama: Do të përpiqemi të mos rrisim çmimin e energjisë

Rama: Do të përpiqemi të mos rrisim çmimin e energjisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një lidhjeje live për emisionin “Opinion” është shprehur se qeveria po punon që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike. Megjithatë kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo gjë është e vështirë duke qenë se tashmë jemi edhe në kushtet e luftës. “Së pari kur unë dola para disa […]

Megjithatë kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo gjë është e vështirë duke qenë se tashmë jemi edhe në kushtet e luftës.

“Së pari kur unë dola para disa muajsh dhe paralajmërova një periudhë shumë të vështirë krize për energjinë, natyrisht që nuk parashihja luftën, por ishte shumë e qartë që kishte filluar të frynte një erë e ftohtë në shpinën e Europës si rezultat i fillimit të asaj që sot është shumë e qartë se ku synonte një lëvizje e Putin në raport me gazin dhe furnizimin e tij dhe e lidhur kjo natyrisht dhe me efektet e post pandemisë. Kur ajo era që fryn komplet në të kundër të asaj që ishte gjatë periudhës së pandemisë me një rritje ekonomike për të gjitha vendet u ballafaqua me një kërkesë shumë më të lartë se oferta në tregjet ndërkombëtare. Ajo që mund ta them me të parën është kjo qeveri po bën diçka që realisht do të përpiqemi ta mbajmë kështu siç jemi, por në kushtet e luftës është edhe më e vështirë që është mosrritja e çmimit të energjisë, gjë që nuk e kanë bërë vendet e tjera, vendet fqinje. Deri në Greqi kanë rritur çmimin e energjisë për konsumatorin familjar dhe për të gjithë të tjerët, pa llogaritur Italinë ku çmimet kanë marrë të përpjetën”.

“Nga ana tjetër nafta sot është rikthyer në pikun e vet të vitit 2014, në tregjet ndërkombëtare. Dhe sigurisht që edhe rritja e përgjithshme e çmimeve që ishte një trend i post pandemisë për shkak të një rritje të inflacionit nga hedhja në qarkullim e sasive të mëdha të parave dhe nga ana tjetër si efekt i nevojës në rritje dhe i ofertës jokompatibël, ka bërë që Shqipëria të afektohet. Ajo që qytetarët duhet ta kenë të qartë është që jemi këtu për t’i mbrojtur dhe mburoja që kemi vënë, për çmimin e energjisë deri tani ka funksionuar. Nuk e kishim parashikuar ne, dhe përveç shërbimeve inteligjente amerikane që e dhanë të qartë informacionin disa javë përpara, askush tjetër nuk ishte përgatitur realisht se do të kishte luftë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë dhe në një luftë që ne fatmirësisht nuk jemi në frontin e parë, në një luftë që ne nuk na afekton ushtarakisht, por që sigurisht na afekton patjetër nga pikëpamja e çmimeve”, tha Rama, shkruan tvklan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?