QKUK në mungesë të një salle s’mund të kryejë operacionet estetike

QKUK në mungesë të një salle s’mund të kryejë operacionet estetike

Janë operimet e kirurgjisë plastike, përkatësisht pjesa e estetikës, e cila ende nuk po mund të realizohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak se ka mungesë një salle të dytë ku do të mund të kryheshin këto intervenime. E zgjidhja e vetme për qytetarët që duan të bëjnë ndërhyrje estetike, janë spitalet private. […]

Kirurgjia plastike mbetet ende vetmja qendër në QKUK, ku bëhen të gjitha shërbimet tjera të kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, në të cilën numri i pacienteve është gjithmonë në rritje. E për shkak të numrit të madh, ekziston lista e pritjes për rreth dy muaj.

Liridona Guci, kirurge plastike në QKUK, ka thënë për KosovaPress, se në spital, bëhen të gjitha shërbimet e kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, përveç pjesa e estetikes nuk mund të realizohet, për shkak të problemit në hapësirat ku duhet vepruar.

Guci: Mbetet pjesa e estetikes që nuk mund të bëhet

“Në Spital, në QKUK kryhen të gjitha shërbimet e kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, si lëmi çka i përfshin, duke filluar nga djegiet, trajtimin akut të tyre por edhe rekonstruktiv. Kryhen falsitet në parodizonte që janë njëra prej patologjive shumë të rënda dhe të komplikuara.. Pastaj patologjitë e tjera: lëndimet e shuplakës, qepjen e tyre apo edhe tendoplastikën… Patologjitë e tjera të ndryshme, kanceret e lëkurës që janë shumë të shpeshta, operimi i tyre, qoftë me anestezion radikal, mbulimi i defekteve… Ndërkaq një pjesë e patologjive apo operimeve të kirurgjisë plastike të cilat nuk mund të realizohen në spital, mbetet pjesa e estetikes që është për shkak të problemeve që kemi në infrastrukturë ose në hapësirat ku duhet të veprojmë, gjegjësisht në një mungese e një salle të dytë”, theksoi Guci.

Ajo ka thënë kërkesat për në këtë klinikë janë të shumta dhe kjo ka bërë që lista e pritjes të jetë derinë dy muaj.

Guci: Ekziston lista e pritjes diku në dy muaj

“Numri i kirurgeve plastik është në rritje e sipër, të cilët punojnë këtu dhe numri, rrjedhimisht lista e pritjes të operimeve është rritur edhe pikërisht këtë problem e shkakton po ashtu mungesa e një salle të dytë. Ekziston lista e pritjes diku në dy muaj, terminët të cilat janë për t’u pritur e që mundohemi që m’i radhit në bazë të urgjencave, varësisht prej patologjisë, me berë edhe listën e pritjes. Por që kjo nuk na e mundëson me iu shmang kësaj pritje…Numri i patologjive, pra numri i pacienteve është çdo herë në rritje e sipër, nga puna më e tepërt që po bëhet dhe numri i operimeve dhe llojeve që po kryhen në QKUK. ..Kirurgjia plastike është e vetmja qendër në QKUK, i vetmi repart dhe Klinikë, është vetëm shërbimi terciar, nuk ka as në spitalet regjionale tjera në Kosovë, jemi e vetmja qendër, kështu që kërkesat të gjitha janë të shumta”, vijoi ajo.

Sipas saj, secili operim shkakton problematik, mirëpo nga puna e tepërt dhe profesionalizmi që po zhvillohet çdo ditë, edhe komplikimet e operacioneve janë më të paketa.

Guci: Komplikimet e operacioneve që i realizojmë janë më të paketa

“Secili operim është problematik në vete, dhe komplikimet janë të mundshme në secilin operim, mirëpo nga puna e tepërt dhe profesionalizmi që dita ditës po zhvillohet dhe komplikimet e operacioneve që i realizojmë janë më të paketa. Por vet operimi i çfarëdo larmie, shoqërohet me mundësinë e komplikimeve”, tha ajo.

Ndërsa, Adem Kllokoqi, kirurg plastik në njërin prej spitaleve private të kirurgjisë plastike, tregoi për të gjitha operacionet që bëhen aty por jo edhe në QKUK.

Kllokoqi: Bëhen të gjitha operacionet estetike, duke filluar prej kokës

“Duke filluar prej kokës lartë. Largimin e rrudhave, hundën, që njëkohësisht rregullohet edhe frymëmarrja dhe estetika, formësimi dhe korrigjimi i buzëve, shkon të poshtë, rritja, zvogëlimi dhe zmadhimi i gjinjve, të barku korrigjimi estetik i barkut. Kryesisht të gjitha nënat pasi t’i mbarojnë lindjet kanë nevojë për abdimenoplastik, që është kthimi i barkut në gjendjen para se me lind. Është trend në botë që katër apo pesë vite, vete formësimi i trupit me dhjamin e vet, largohet aty ku ka tepër dhe vendoset aty ku pas intervenimit do duket më mirë”, tha ai.

Sa i përket listës se sa ka pacientë, ka thënë që për një kohë mjaftë të gjatë është e mbushur lista me termine. Ndërsa ai ka cekur që si në gjithë botën edhe në Kosovë këto operacione nuk i mbulon sigurimi shëndetësor.

Kllokoqi: Operacionet estetike i paguan vet pacienti

“Realisht është. Për një kohë të gjatë e kemi listën e pritjes.. në Kosove nuk ka ende, nuk ka sigurime shëndetësore, mirëpo edhe në botë këto operacione nuk i mbulon sigurimi shendetësor..1:42 Operacionet estetike i paguan vet pacienti, që paralelisht ata nuk janë të sëmurë, por vinë për ta bërë një korrigjim.. E kem QKUK, nuk kryen operacionet estetike”, tha ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se nëse çmimet krahasohen me regjionin dhe perëndimin, në Kosovë janë shumë më lirë.

Kllokoqi: Në qoftë se krahasojmë çmimet me regjionin janë shumë më lirë

Në qoftë se marrim me krahasuar me regjionin, me perëndimin, janë shumë më lirë.. Po me standardin tonë, e kryen operacionin ai që ka…38 D.m.th. në qoftë se ka një hunde të shtrembët apo të madhe, ai ka me jetu aq sa ka pas me jetu, mirëpo paguan dhe e bën ashtu si dëshiron”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=ruM0iPhDOXY

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?