Qeveria Kurti/Brenda tre muajve nga Kosova janë larguar 62 mjek

Qeveria Kurti/Brenda tre muajve nga Kosova janë larguar 62 mjek

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thotë se në tre muajt e fundit janë larguar nga Kosova 62 mjekë. Në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net, Sejdiu vlerëson se ikja e mjekëve nga Kosova është shumë shqetësuese dhe sipas tij askush nuk është duke u marrë me këtë punë.  Ikja e punëtorëve […]

Ikja e punëtorëve shëndetësor nga Kosova është problemi kryesor me të cilin përballet shëndetësia në Kosovë. Lidhur me këtë Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës vlerëson se kjo është shumë shqetësuese për faktin se siç thotë ai “askush nuk është duke u marrë me këtë punë”.

“Për tre muaj ditë nga Kosova kanë ikur 62 mjekë. Kjo është shumë shqetësuese dhe më shqetësuese këtë e bën fakti se askush nuk është duke u marrë me këtë punë. Pra, së paku momentalisht ne nuk po shohim kurgja konkrete”, thotë Sejdiu.

Pleurat Sejdiu thotë se Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur takimet me Qeverinë e Kosovës në dy javët e fundit, ku përmendi Ministrin e Shëndetësisë, takime këto në të cilat thotë se kanë biseduar rreth Projektligjit të pagave, por pa diçka konkrete nga to.

“Po momentalisht vetëm në dy javët e fundit kanë filluar takimet me Qeverinë e Kosovës, veçanërisht me Ministrin e Shëndetësisë, që do të thotë se kemi biseduar rreth Projektligjit të pagave, për plotësimin apo ndryshimin e këtij ligji, sepse përpara krejt çka u ba u kanë vetëm rreth pandemisë, nuk ka pasë diçka tjetër konkrete”, potencon ai.

Lidhur me një grevë të mundshme nga punëtorët shëndetësor, Sejdiu vlerëson se në rast se nuk do të plotësohen kërkesat e tyre do të ketë pakënaqësi, por që sipas tij nuk dihet ende se si do të veprohet më tutje.

“Nuk po dua të flas rreth grevave njëherë, por me siguri që nëse nuk plotësohen kërkesat tona për këtë Projektligj do të ketë pakënaqësi ndaj institutcioneve, por se si do të veprohet më tutje nuk e dijmë ne njëherë”, thotë Pleurat Sejdiu.

Punëtorët shëndetësor kishin mbajtur grevë në nëntor të vitit të kaluar, duke përfshirë edhe ato në dhjetor, me anë të së cilës kishin kërkuar që të procedohet në Kuvendin e Kosovës për miratim Projektligji i Pagave.

Ndërkaq, sa i përket tërheqjes së mjeteve nga Trusti pensional, Pleurat Sejdiu thotë se kjo duhet të mendohet edhe për periudhë të mëvonshme, pra në periudhën e pensionimit.

“Po sa i përket tërheqjes së mjeteve nga Trusti ne nuk kemi ekspertizë me folë për këtë, por këtu nuk është vetëm çështja e mjekëve, duhet të mendohet edhe për më vonë kur dalin njerëzit se me çka do të mbahen ata në pension, pra me 90 euro pension”, thekson Kryetari i Odës së mjekëve për Gazetën Online Reporteri.net.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?