Putini dëshiron ta kthejë pro-rusin, ish presidentin Viktor Janukoviç në krye të Ukrainës: Skenari

Rusia dëshiron të shpall ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych – i larguar nga posti gjatë protestave anti-qeveritare 2013-2014- si lider të ri të Ukrainës, ka raportuar agjensia e lajmeve ‘Ukrayinska Pravda’, duke citur inteligjencën ukrainase. Yanukovych tani gjendet në Minsk, sipas burimeve të ueb-sajtit ukrainas. Kremlini me gjasë po përgatit një operacion medial ose një […]
Rusia dëshiron të shpall ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych – i larguar nga posti gjatë protestave anti-qeveritare 2013-2014- si lider të ri të Ukrainës, ka raportuar agjensia e lajmeve ‘Ukrayinska Pravda’, duke citur inteligjencën ukrainase.
Yanukovych tani gjendet në Minsk, sipas burimeve të ueb-sajtit ukrainas.
Kremlini me gjasë po përgatit një operacion medial ose një kampanjë për të kthyer Yanukovychin në Ukrainë, ose të publikoj një adresim të tij drejtuar popullit ukrainas, thotë gazeta.
Në janar, Mbretëria e Bashkuar tha se Moska po planifikon instalimin e një figure pro-Moskë për të udhëhequr qeverinë ukrainase, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Zyra e Jashtme britaneze përmendi ish-kryeministrin, Yevhen Murayev si një kandidat potencial nga Kremlini./Periskopi












