Putin në bisedë telefonike me Macronin: Do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë

Putin në bisedë telefonike me Macronin: Do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike 90 minutëshe me homologun e tij francez Emmanuel Macron tha se ai do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë. “Kjo bisedë është për fat të keq një rast për të dëgjuar se Presidenti Putin do të vazhdojë ndërhyrjet ushtarake dhe për të shkuar deri në fund”, sipas […]

“Kjo bisedë është për fat të keq një rast për të dëgjuar se Presidenti Putin do të vazhdojë ndërhyrjet ushtarake dhe për të shkuar deri në fund”, sipas burimit të ‘Elysée’.

“[Thirrja] i lejoi Presidentit Macron t’i kthehej mosmarrëveshjeve që kemi me Rusinë, të kërkonte alternativë diplomatike ndaj operacioneve ushtarake, t’i tregonte të vërtetën Presidentit Putin për mënyrën se si ne e shohim luftën e tij në Ukrainë, por edhe pasojat që do të ketë për Rusinë në terma afatgjatë,” vazhdoi ky burim i gazetës.

Sipas agjenscisë së lajmeve shtetërore ruse ‘Tass’, Putin dhe Macron patën “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh mbi situatën rreth Ukrainës”

Në një raport tjetër nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti u tha se diskutimi ishte i vështirë, me Putinin që pretendonte se Ukraina kishte kryer një “sabotim shtatëvjeçar” të marrëveshjeve të Minskut, një proces paqeje që përfundimisht përfundoi nga qeveria ruse në njohjen e fundit të dy republikave separatiste në lindje të Ukrainës.

Të dy palët ranë dakord të mbanin derën e dialogut të hapur, sipas rusëve dhe francezëve.

Raporti i RIA’s shtoi se Putini paralajmëroi Perëndimin se nëse negociatat ruso-ukrainase zvarriten, atëherë Moska do të ketë kërkesa të reja ndaj Kievit dhe se detyrat e “operacionit ushtarak special” – eufemizmi i Rusisë për luftën e saj në Ukrainë – do të kryhen, në çdo rast.

Sipas burimit të Elysée, Putin gjithashtu mohoi të kishte bombarduar Kievin dhe paralajmëroi se situata do të përkeqësohet, por prapë fajin ia hedh Ukrainës.

Në përgjigje, Macron e paralajmëroi Putinin se ai po bën një gabim të madh. Macron ia përsëriti se kërkesat e Moskës për neutralizimin dhe çarmatimin e Ukrainës janë të papranueshme dhe përgjegjësia e këtij konflikti bie tërësisht mbi Putinin.

Macron ndër shumë të tjera shtoi gjithashtu se ka ende kohë për diplomaci dhe dialog për të adresuar shqetësimet e Rusisë dhe për të përfshirë interesat e Rusisë; megjithatë, diskutimi nuk mund të ndodhë “nën kontrollin rus” dhe duhej të organizohej nga partnerë ndërkombëtarë, duke iu referuar gjithmonë këtij burimi të ‘Elysse’.

Macron gjithashtu i kërkoi Putinit të respektojë presidentin ukrainas, familjen e tij, të afërmit, zyrtarët shtetërorë dhe përfaqësuesit e zgjedhur.

Pas telefonatës së tij me Putinin, Macron foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kujtojmë se pak minuta më parë dy delegacionet shtetërore të Ukrainës dhe Rusisë janë takuar dhe po bisedojnë për një ‘marrëveshje’ mes palëve

Tema kyqe e këtij takimi është ‘armëpushimi’.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?