Putin: Lufta përfundon kur të plotësohen kërkesat e Moskës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka thënë se e vetmja mënyrë që shteti i tij ta ndalojë operacionin e saj ushtarak është nëse Ukraina ndalon luftimet dhe kërkesat e Moskës përmbushen. Kremlini zyrtar me një njoftim ka bërë të ditur se Putin ka […]
Kremlini zyrtar me një njoftim ka bërë të ditur se Putin ka theksuar se situata po shkon sipas planit, shkruan BBC, përcejll Periskopi.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin thotë se shpreson që negociatorët ukrainas do të kenë një qasje më konstruktive.
Ndërsa, nga zyra e Erdogan thanë se udhëheqësi turk kishte apeluar për një armëpushim të përgjithshëm urgjent.












