Pse u ashpërsua retorika midis Kosovës dhe Serbisë në 24 orët e fundit? Periskopi shpjegon

Pse u ashpërsua retorika midis Kosovës dhe Serbisë në 24 orët e fundit? Periskopi shpjegon

Suspendimi i Liljana Stefanoviqit nga puna e kryetares në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pjesëmarrjes në një mbledhje me Vuçiqin në Beograd, ka ashpërsuar retorikën midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo e fundit, thotë se ky ‘është hap drejt konfliktit të armatosur’. Sa janë serioze këto deklarata? Qysh duhet t’i trajtojmë ato – ne si qytetarë? […]

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje sot  Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo retorikë apo veprim që mund të rrisë tensionet. Në një deklaratë, ato janë shprehur të shqetësuara për rrezik të përshkallëzimit të situatës në Kosovë me nisjen e protestave të paralajmëruara në disa qytete me shumicë serbe. Thirrja e sotme vjen pas paralajmërimeve për demonstrata në veri.

“Qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor si dhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme. Ndër vlerat tona të përbashkëta demokratike janë e drejta për tubime paqësore dhe që zëri ynë të dëgjohet, të drejta të cilat zbatuesit e ligjit janë përgjegjës për t’i mbrojtur. Forcat e rendit kanë detyrimin për të ruajtur rendin publik dhe duhet ta bëjnë këtë pa cenuar parimet demokratike të fjalës së lirë dhe tubimit”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Si lindi retorika e ashpër Kosova – Serbi, sidomos në 24 orët e fundit?

Suspendimi i kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovizë, Liljana Stefanoviq, pasi mori pjesë në një takim me Vuçiqin në Beograd, ka shtyrë presidentin serb që të dalë me një video që e quajti urgjente, e ku tha veç tjerash se ‘Albin Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë’.

“Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Por çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”, tha veç tjerash Vuçiqi.

E pas tij, foli edhe i ashtuquajturi ministër i mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin, ku tha se ‘ky është hap i përfshirjes së Serbisë në konflikt të armatosur me Kosovën’.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilin shqiptarët (Vulin ka përdorur termin fyes “šiptari) po e përgatisin”, Vulin.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti, në shumë intervista ka përmendur rrezikun që i vjen Kosovës nga Serbia, pas situatës në Ukrainë. Ndërkohë mbrëmë në emisionin e Deskut në KTV, Kurti foli veç tjerash për 10 organizata ekstremiste që operojnë në Kosovë, duke iu referuar burimeve nga institucioneve të sigurisë në vend (përfshirë AKI-në) – organizata të cilat sipas kryeministrit – kanë lidhje me Beogradin dhe Moskën.

Për gazetarin Dukagjin Gorani, përdorimi i gjuhës së tillë nga dy njerëz që udhëheqin dy shtete, nëse do të duhej t’i merrnim si  të vërteta – e që sipas tij do të duhej t’i merrnim, atëherë jemi një hap para konfliktit të armatosur.

“Vuçiqi e ka seriozisht që Marrëveshja e Brukselit ka marrë fund, dhe sipas tij Kosova e ka ndërmend me e goditë Serbinë. Në anën tjetër, e ke kryeministrin e Kosovës që thotë se janë 10 organizata ekstremiste serbe që janë në Kosovë, nëse pra kjo është e vërtetë e ne ishim deshtë me i marrë sit ë vërteta meqë po thuhen prej kryeministrit, me qito dy të vërteta që qenkan thënë sonte nga ana e Vuciqit dhe Kurtit, cka bëjmë ne si banorë, sipas qëtyne të vërtetave, na jemi një hap para konfliktit të armatosur me Serbinë”, tha Goradni në emisionin e debatit Pressing në T7, përcjell Periskopi.

Për gazetarin Parim Olluri, nëse janë 10 organizata ekstremiste në Kosovë, që operojnë të varura nga Moska dhe Beogradi, atëherë siç shprehet ai “na paskan hi brenda”.

“Nëse po operojkan 10 organizata ekstremiste, ata na paskan hi mrena, po u dashka me i leju me votu edhe në prill”, ka thënë Olluri.

A ka opsion tjetër, se si mund të interpretohen këto deklarata?

Dukagjin Gorani thotë se ekziston edhe një opsion i dytë, që e elaboron kështu:

“Ekziston edhe opsioni i dytë, këto deklarata me i nxanë të pavërteta, elektorale, retorikë boshe dhe pozicione formale publike. Nëse është kjo e dyta, atëherë të dy këta njerëz, secili në rajonin e vet të fushëveprimit, janë tuj dashtë me e bindë elektoratin dhe popullatën që mos me i marrë seriozisht. Edhe tash unë edhe plot njerëz në Kosovë, nuk e dimë sa me e marrë seriozisht kryeministrin tonë dhe presidentin e një vendi. Veç  në vendet e Ballkanit ndodhë që ti nuk e din a me e marrë seriozisht një njeri që e ka pozicionin ma të rëndësishëm në shoqni. Atëherë nëse ti duhet me e marrë seriozisht, atëherë kjo që po e thu është alarmante”, tha Gorani.

“Ku saktësisht përfundon retorika edhe sjellja e tillë do të thotë formale e një farë alarmi edhe ku saktësisht fillon ajo q ëish deshtë me kanë e vërtetë, serioze dhe mbi të gjitha e përgjegjshme. Kur fillon spiralja e përkeqësimit vijmë në një mbrëmjë cfarë është sonte, sonte kemi dy deklarime të dy sheface të shtetit që po krijojnë përshtypjen që shoqëritë e veta janë kaq afër një konflikti të armatosur”, tha Gorani.

Lidhur me komunikatën e QUINT-it, kryeministri Kurti tha se ishte mjaft e ashpër, por se nëse do të merrte vendim ndryshe nga ai që mori për zgjedhjet serbe, do t’i duhej ta padiste veten.

“Më mirë është të marr kritikë të ashpër unë, por të mos lejojmë të mos cenohet kushtetueshmëria dhe sovraniteti i vendit sesa unë të pranoj regjistra parallel dhe në këtë mënyrë qytetari Albin Kurti ta padisë kryeministrin Albin Kurti për shkelje të ligjit në Kosovë, tha kryeministri mbrëmë./Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?