Pse shefi i stafit të Kurtit nuk e deklaroi pronësinë në tri biznese në Anti-Korrupsion?

Pse shefi i stafit të Kurtit nuk e deklaroi pronësinë në tri biznese në Anti-Korrupsion?

“Qeveria do të udhëhiqet nga principi i transparencës absolute dhe jemi për bashkëpunim etik dhe sipas ligjit me mediat që nuk e shkelin ligjin …”. Kjo ishte fjalia më e butë që përdori shefit i stafit të kryeministrit nëpërmjet një shkrimi në Facebook, duke sulmuar në mënyrë të paprecedent mediat në Kosovë. Por, jo transparent […]

Dalipi ka qenë i detyruar që në deklarimin e pasurisë të paraqesë dhe pronësinë që mban në tri biznese. Por, në formularin që ai e ka dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, rubrikën për posedim të aksioneve në shoqëritë tregtare e ka lënë të zbrazët.

Periskopi ka zbuluar se ai është bashkëpronarë në tri biznese, të cilat në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve-ARBK e kanë statusin e biznesit aktiv.

“AD BOX SH.P.K” është një biznes i llojit ‘Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara’ dhe ishte hapur më 27.06.2013. Latifi është bashkëpronarë në këtë biznes.

“INTERTEL Kosovo L.L.C” është Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, i cili është regjistruar më 05. 03. 2010. Aktivitet primar e ka ‘Aktivitetet e telekomunikimit kabllor’. Edhe këtu Luan Dalipi është bashkëpronar.

“N.P. EDA CONSULTING GROUP”, që është i llojit biznesit “Ortakëri e përgjithshme”, aktivitet primar ka këshillimin për biznes dhe këshillat e tjera për manaxhim. Datë e regjistrimit të biznesit figuron 12.11.2002. Sipas të dhënave të ARBK-së, Dalipi është vetë i katërti ortak.

Periskopi nuk ka marr një përgjigje nga Agjencia Kundër Korrupsion lidhur më bizneset që figurojnë në emrin e Luan Dalipit në ARBK.

Zyrtari i kryeministrisë ka dhënë shpjegimin e tij se pse nuk i ka deklaruar këto biznese në deklarimin e pasurisë. Por, ka pranuar që aty është pronar.

“Asnjë nga këto bizneset nuk janë aktive qe shume vite. Gjithashtu, ne ATK listohen si biznese jo aktive”, tha Dalipi për Periskopin.

Derisa, bizneset figurojnë aktive në ARBK, Periskopi ka gjetur se të paktën dy nga to në ATK figurojnë si jo aktive, siç ka thënë shefi i stafit të kryeministrit.

Kur konsiderohet një biznes joaktiv?

Sipas Ligjit për Administratën Tatimore, tatimpaguesi (biznesi) ka të drejtë të pushojë veprimtarinë vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes, dorëzimin e deklaratave tatimore, në afatet përkatëse, duke deklaruar qarkullimin zero.

Para se të riaktivizohet biznesi, tatimpaguesi duhet të njoftojë ATK-në dhe operatorin përkatës dhe pastaj të vazhdojë procedurat normale të raportimit përmes Pajisjes Elektronike Fiskale.

Derisa Kundër korrupsioni nuk ka dhënë përgjigje zyrtare, jo zyrtarisht nga ky institucion kanë thënë se Zyrtari i lartë publik duhet të deklarojë gjithçka që është publike në ATK, në të kundërtën duhet t’i fshijë nga regjistri, pra të bëjë shuarjen e plotë të biznesit.

Dalipi ka deklaruar se është konsulent në kompaninë “Management Development Associates”. Po ashtu, referuar formularit të pasurisë ,ka shkruar se në këtë kompani ka qenë aksionar deri në vitin 2017 dhe se një pjesë të pasurisë e ka nga të ardhurat e këtij biznesi.

“Pasuria ime bazohet në të ardhurat nga 1. të hyrat vjetore dhe dividentat (pjesa më substanciale) e kompanisë Management Development Associates (MDA), 2. të ardhurat e bashkëshortes si dhe 3. nga përkrahja financiare nga prindërit, me të cilët nuk bashkëjetoj. Unë jam bashkë-themelues i MDA-së (2004) dhe kam qenë aksionar në këtë firmë deri në 2017. MDA punëson rreth 30 profesionistë dhe ka pasë qarkullim mesatar vjetor 1-2 mil euro (2008-2019). Apartmani më është dhuruar nga prindërit. Ndërsa kapitalin e konsiderueshëm financiar për blerjen e shtëpisë me 10 ari tokë si dhe veturën time dhe të bashkëshortes i kemi siguruar nga dividentat e mia si ish-aksionar në MDA, nga të ardhurat e mie dhe të bashkëshortes (rrogat), kreditë personale, si dhe ndihmës financiare nga prindërit”, ka shkruar në fund të formularit Dalipi.

Referuar të dhënave të ARBK-së, Dalipi nuk figuron bashkëpronar të ky biznes, sikurse në tre tjerët të cilët nuk i ka përmend fare nëse ka përfituar pasuri edhe nga ta.

Sipas deklarimit të pasurisë që zyrtarët e lartë e bëjnë në AKK, Periskopi ka parë që dhjetëra zyrtarë publik deklarojnë në formular edhe bizneset jo-aktiv (bizneset pasive).

Deklarimi i deputetes, Albena Reshiti, 2021:

Deklarimi i Bajram Kelmendit nga Zyra e Kryeministrit të Republikës se Kosoves (2021)

Deklarimi i deputetes, Florentë Zejnullahu:

Para dy vitesh ka pasur raportime se edhe bizneset joaktive përfituan nga Fondi për rimëkëmbje. /PERISKOPI

 

Lexo edhe:

Sikurse mediat, nga buxheti i shtetit përfitoi edhe kompania e Luan Dalipit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?