Prodhon rrymë për 4 milionë shtëpi: Rusët sulmuan Zaporizhian, a duhet të kemi frikë nga një katastrofë nukleare?

Termocentrali bërthamor i Zaporizhias në Ukrainë, është ndërtuar mes viteve 1984 – 1995 dhe është termocentrali më i madh nuklear në Evropë. Ky termocentral ka gjashtë reaktorë ku secili prej tyre prodhon energji prej 950 megavatësh dhe një dale totale prej 5, 700 megavatësh, energji e mjaftueshme për 4 milionë shtëpi. Në kushte normale, prodhon […]
Termocentrali bërthamor i Zaporizhias në Ukrainë, është ndërtuar mes viteve 1984 – 1995 dhe është termocentrali më i madh nuklear në Evropë.
Ky termocentral ka gjashtë reaktorë ku secili prej tyre prodhon energji prej 950 megavatësh dhe një dale totale prej 5, 700 megavatësh, energji e mjaftueshme për 4 milionë shtëpi.
Në kushte normale, prodhon një të pestën e energjisë elektrike në gjithë Ukrainën dhe pothuajse gjysmën e energjisë që e prodhojnë të gjitha termocentralet nukleare në Ukrainë.
Ky termocentral është i vendosur në jug-lindje të Ukrainës. Është rreth 200 kilometra larg rajonit të kontestuar të Donbasit dhe 550 kilometra në jug-lindje të Kievit, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.
Çka ndodhi mëngjesin e së premtës?
Një zjarr shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit të së premtës në këtë termocental, pas sulmeve nga forcat ruse, thanë autoritetet ukrainase.
Raportimi i parë erdhi nga një i punësuar në termocentral, i cili publikoi në Telegram zjarrin që shpërtheu pas sulmit të forcave ruse dhe se ky ishte një ‘nga kërcënimet më të mëdha për Evropën që vjen nga termocentrali më i madh i saj’.
Ministri i jashtëm i Ukrainës e konfirmoi lajmin në orën 2 e 30 të mëngjesit, duke cicëruar në Tëitter se ‘sulmi erdhi nga të gjitha anët e Zaporizhias. Ai bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
Pak më vonë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Ukrainë, raportoi se shkalla e radioaktivitetit në termocentral ishte ‘brenda limiteve normale’.
Autoritetet ukrainase tani njoftojnë se ka kaluar rreziku dhe se ‘termocentrali është i siguruar’.
Më herët, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka thënë se nuk ka asnjë shenjë që tregon se ka ndryshuar diçka në shkallën e radioaktivitetit në Zaporizhia.
Shtetet e Bashkuara e kanë konfirmuar më herët këtë lajm. Sekretari për energji në ShBA, Jennifer Granholm, tha se reaktorët në termocentral janë të mbrojtura nga rrjedhja radioaktive.
Rusia tashmë ka pushtuar teremocentralin tjetër – atë në Çernobil – që ndodhet 100 kilometra në veri të Kievit. Analistët thonë se Zaporizhia është një termocentral pak më ndryshe sesa Çernobili dhe shtojnë se siguria e tij është më e madhe se ky i fundit – që shkaktoi katastrofën botërore në vitin 1986.
Mundësitë e një shpërthimi, janë të vogla, thotë Tony Irvin, profesor në Universitetin Kombëtar të Australisë. /The Guardian/Periskopi













