Presidenti i KE: Vendosja e zonës së ndaluar të fluturimit mbi Ukrainë mund të shpie drejt Luftës së Tretë Botërore

Presidenti i KE: Vendosja e zonës së ndaluar të fluturimit mbi Ukrainë mund të shpie drejt Luftës së Tretë Botërore

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka thënë vendosja e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë është vendim i NATO-s, por sipas tij, ky do të ishte një hap i ngutshëm dhe me mundësi që ta eskalojë konfliktin drejt Luftës së Tretë Botërore. “BE nuk është në luftë me Rusinë. Realiteti është se Rusia […]

“BE nuk është në luftë me Rusinë. Realiteti është se Rusia ka nisur një luftë të egër në Ukrainë, por Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, prandaj duhet të jemi tejet të kujdesshëm. Duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta evituar një luftë të tretë ndërkombëtare”, ka thënë Michel gjatë një interviste me CNN.

Ai ka thënë se BE po bën përpjekje në nivele diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje në Ukrainë, shkruan Gazeta Express.

“Jemi duke u përpjekur që të ofrojmë sa më shumë mbështetje për Ukrainën në mënyrë që armëpushimi të arrihet sa më parë”, ka thënë ai.

Ishte kërkesë e presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski që ta vendosë zonën e ndaluar të fluturimit mbi Ukrainë, mes bombardimeve dhe sulmeve të pandalshme ruse mbi qytetet ukrainase. Deri tani, kjo kërkesë nuk ka marrë përgjigje nga liderët perëndimorë.

Michel ka thënë se kërkesa e Zelenskit është legjitime, por kjo gjë duhet të vlerësohet mirë, përpara veprimeve konkrete.

Ai ka theksuar se Perëndimi është i unifikuar.

“Z. Putin ka provuar t’i përçajë BE-në dhe SHBA-të. Ka dështuar. Ai, po ashtu, ka provuar që të dëshmojë që ne jemi të pazotë për të vepruar. Ka dështuar. Ndërmorëm masa ekstreme dhe vendime të rëndësishme që godasin drejtpërdrejtë ekonominë ruse. Është shumë e dhimbshme dhe besoj se Putin është vërtet i befasuar nga potenciali ynë për të vepruar”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?