Popull nxjerrni biçikletat, trotinetat: Nafta në Kosovë do të shkojë deri në 2 euro

Popull nxjerrni biçikletat, trotinetat: Nafta në Kosovë do të shkojë deri në 2 euro

Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i naftës dhe benzinës është duke u rritur për çdoditë nga 8 deri në 10 centë. Çmimet e karburanteve tashmë kanë arritur në mbi 1.60 euro, por naftëtarët paralajmërojnë se një litër naftë do të arrijë në 2 euro, raporton KosovaPress. Sipas kryetarit të Shoqatës […]

Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i naftës dhe benzinës është duke u rritur për çdoditë nga 8 deri në 10 centë. Çmimet e karburanteve tashmë kanë arritur në mbi 1.60 euro, por naftëtarët paralajmërojnë se një litër naftë do të arrijë në 2 euro, raporton KosovaPress.

Sipas kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani çmimet sot kanë mbërri deri në 1 euro e 61 centë.

Berjani paralajmëron se me këtë trend të ngritjes së vazhdueshme, çmimet pritet të arrijnë deri në 2 euro për një litër naftë.

Berjani ka konfirmuar për KosovaPress, se kanë arritur një marrëveshje me Qeverinë për rishikimin e vendimit të marzhës tregtare për naftëtarët. Sipas tij, nga 6 është rritur në 8 përqind marzha më e lartë tregtare e çmimit të shitjes.

“Sot çmimet derivateve në tregun e Kosovës sillen prej 1.55 deri në 1 euro 61 centë. Ndërsa, çmimet e furnizimeve sot janë 1.56 centë…Këto janë çmime ekstreme, lufta e ka bërë të veten, çmimet janë enorme të shtrenta dhe janë duke u shtrenjtuar në çdo moment…Sa i përket çmimeve se a do të shkon deri në 2 euro për një litër naftë, trendi është duke treguar se do të rriten çmimet dhe do të arrijnë 2 euro, në Shqipëri veç ka mbërri 2.20, kështu që kjo pritet të jetë edhe në Kosovë”, thekson ai.

Sipas Berjanit, te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare nga 6 në deri në 8 përqind të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare prej 4 në 2 përqind të shitjes.

“Vendimi i qeverisë duhet të respektohet, ne kemi kërkuar të rishikohet ai vendim për marzhën tregtare, 4 përqind për importuesit dhe 6 përqind për pikat me pakicë. Tash është bërë 2 përqind për importuesit, 8 përqind për pikat e karburanteve… Gjithqysh do të respektohet ky vendim edhe pse janë të dëmtuar sektori i naftës nuk mund të mbulohen naftëtarët për shkak të obligimeve dhe pagave për punëtorë, por vendimi i qeverisë duhet të respektohet”, u shpreh ai.

Pushtimi ushtarak rus në Ukrainë po ka ndikim negativ çdo ditë e më shumë edhe në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës, duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme për miell, sidomos për derivatet e naftës që po shtrenjtohen vazhdimisht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?