Policia jep detaje për djegien e autobusit në Prishtinë

Orë më parë një autobus në Prishtinë është përfshirë nga flakët, shkruan Periskopi. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se zjarri është lokalizuar, derisa nuk ka persona të lënduar. “Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku […]
Orë më parë një autobus në Prishtinë është përfshirë nga flakët, shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se zjarri është lokalizuar, derisa nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti për Periskopin.












