Policia arreston 47-vjeçarin e kërkuar

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje në bazë të një informacioni inteligjent ka arrestuar një person me inicialet Z.L (M/K) i moshës 47 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor dhe vjedhje e shërbimeve’’ me […]
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor dhe vjedhje e shërbimeve’’ me dënim burgimi prej dyzetë (40) ditëve.
“I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.












