‘Po punojmë këtu me hilt’: Kurtit i teket shembulli i thyerjes së betonit edhe kur flet për vizitën në ShBA

Kryeministri Albin Kurti, i cili pati deklaruar nëntorin e kaluar se do të udhëtonte po atë muaj në ShBA, tani thotë se do të udhëtoje majin e këtij viti. Por Kurti e thotë një fjali të pakuptueshme e deri diku edhe qesharake: e lidhë vazhdimisht se sa gjatë do të qëndrojë tani në SHBA. ‘Besoj […]
Por Kurti e thotë një fjali të pakuptueshme e deri diku edhe qesharake: e lidhë vazhdimisht se sa gjatë do të qëndrojë tani në SHBA. ‘Besoj që do të shkoj në maj. Por, do të rri më gjatë, jo nga dy tri ditë sa kanë qëndru disa atje’, tha Kurti.
Ai ka përdorur një analogji të punës në ekzekutiv si puna me hilt, ku tha se ‘punohet shumë – thehet shumë beton – por punën kryesore e bën ai që mban hiltin’. ‘Një herë po kemi punë me hilt këtu’, tha Kurti /Periskopi/












