Petar Petkoviq i thurr lavde Vuçiqit: Po e ruan paqen e stabilitetin në Ballkan

Drejtori i Zyrës për Kosovës, Perar Petkovic, ka vazhduar me lavdata për shefin e tij qeveritar, Presidentin e Serbisë, Aleksadër Vuçiq, shkruan Gazeta Periskopi. Ai ka thënë se paqja e stabiliteti në Ballkan po ruhet nga Vuçiqi, në të kundërtën rajoni sërisht do të destabilizohej. “Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti, por kjo […]
Ai ka thënë se paqja e stabiliteti në Ballkan po ruhet nga Vuçiqi, në të kundërtën rajoni sërisht do të destabilizohej.
“Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti, por kjo është arsyeja pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq është këtu për të mbajtur paqen, si të shenjtë dhe vlerë të madhe”.
Për këtë deklaratë të tij, Petkoviq tha se Osmani “padyshim që s’e kupton”.
Ky reagim i tij vjen pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për TRT Ëorld ndër të tjera kishte deklaruar: “Serbia duke refuzuar të dënojë lëvizjen e Rusisë drejt Ukrainës dhe duke refuzuar të vendosë sanksione, ka treguar qartë se qëndron në krah të Rusisë”.
Kujtojmë se Serbia ka refuzuar që t’i bashkohet botës demokratike në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë e cila ditë më parë ka filluar pushtimin ndaj Ukrainës. /PERISKOPI












