Përfundon Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Ne i qëndrojmë përkrah Ukrainës, Kina duhet t’i bashkohet botës

Ka përfunduar Samiti i NATO-s, ku morën pjesë liderët kryesorë perëndimorë. Pas Samitit, foli Sekretari-Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku bëri të ditur më shumë rreth vendimeve të Samitit. Më poshtë janë pjesët kryesore të fjalimit të Stoltenberg, përcjell Periskopi. “Populli i ukrainas po reziston. Ne i qëndrojmë përkrah tyre. Zelenksy falënderoi NATON, dhe ai […]
Më poshtë janë pjesët kryesore të fjalimit të Stoltenberg, përcjell Periskopi.
“Populli i ukrainas po reziston. Ne i qëndrojmë përkrah tyre. Zelenksy falënderoi NATON, dhe ai theksoi nevojën për më shumë ndihmë. Në tokë do të kemi më shumë trupa në lindje, në ajër më shumë sisteme mbrojtëse dhe në det më shumë anije luftarake”.
“Ne do të vazhdojmë të vendosim kosto të pashembullt ndaj Rusisë dhe do të forcojmë mbrojtjen e aleancës dhe liderët kanë miratuar katër tas forca luftarake në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki. Do të ofrojmë më shumë ndihmë, armë anti-tank dhe drona të cilët janë dëshmuar shumë efikas. Jemi pajtuar për më shumë ndihmë kibernetike, më shumë ndihmë ndaj kërcënimeve ndaj armëve kimike dhe biologjike”
“Duhet të sigurohemi që konflikti mos të kaloj më tutje.”
Stoltenberg gjithashtu i bëri thirrje Kinës që t’i bashkohet dënimit të Rusisë, duke thënë:
“Kina duhet t’i bashkohet botës, nuk duhet ta mbështet Rusinë as me financa dhe ushtarakisht. Pekini duhet të ketë ndikim”, përkthen Periskopi
Ai foli edhe për rrezikun e përdorimit të armëve kimike nga ana e Rusisë, teksa akuzoi Kremlini për përdorimin e një retorike të tillë: “Po shohim retorikën për përdorimin e armëve kimike. Rusia po përkon pretekst për përdorimin e tyre. Çdo lloj përdorimi i armëve kimike do ta ndryshonte natyrën e konfliktit”
“NATO i ofron ndihmë me armë letale, anti-tank, drone Ukrainës. Aleanca do të bëj çdo gjë që ta ndihmoj Ukrainën për vetëmbrojtje. Duhet të sigurohemi që lufta mos të ketë më shumë shtrirje”, përfundoi ai./PERISKOPI












