Për kë bien këmbanat: Kosova refuzon Amerikën dhe shtetet tjera të QUINT-it. Çka do të thotë kjo?

Për kë bien këmbanat: Kosova refuzon Amerikën dhe shtetet tjera të QUINT-it. Çka do të thotë kjo?

Kosova refuzoi mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill në vendin tonë, përkundër thirrjeve dhe përpjekjeve të aleatëve të saj – më të fuqishëm perëndimorë, që në vendin tonë njihen me emrin QUINT. Si po na sheh tash QUINT-i shtet destabilizues, në këtë kohë trazirash në Evropë dhe në botë? A janë gjithmonë vendimet […]

Deklarata e vendeve të QUINT-it për refuzimin e Kosovës që t’i lejojë zgjedhjet e Serbisë më 3 prill në Kosovë, po vlerësohet si një prej deklaratave më të ashpra që prej kohësh ndaj shtetit të Kosovës. Kështu tha mbrëmë në Deskun e Kohës, edhe vetë kryeministri Albin Kurti. Por, analistë e gazetarë, e vlerësojnë të dëmshme për shtetin tonë, refuzimin që ia bëmë Amerikës dhe vendeve tjera që përbëjnë QUINT-in…

Pjesë nga deklarata e shteteve të QUINT-it:

“Ndërsa ne vlerësojmë gatishmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim parasysh vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga vendet e Quitit. Me këtë vendim, qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare.

Një qëndrim i tillë i qeverisë së Kosovës nuk është në përpudhje me vlerat dhe parimet e vendeve perëndimore dhe do të cënojë aspiratat e saj evropiane”, thuhej veç tjerash në deklaratën e QUINT-it.

Për analistin Albert Krasniqi, kjo është një prej gjuhëve më të ashpra që Kosova ka marrë nga shtetet e fuqishme aleate.

“Deklarata e QUINT-it që u lëshua është dy prej deklaratave më të ashpra që kanë qenë në drejtim të Kosovës, hiç atë për tendencën për zhbërjen e Speciales, një gjuhë të tillë nuk e kemi parë asnjëherë në drejtim të Kosovës dhe aty ky arbitër ka shpallë Kosovën fajtore për mosorganizimin e zgjedhjeve në Kosovë”, ka thënë Krasniqi mbrëmë në Pressing, përcjell Periskopi.

Krasniqi thotë se shtetet e QUINT-it, bënë përpjekje ta ruajnë procesin e dialogut.

“Aty përpjekja e shteteve të QUINT-it është të ruhet procesi i dialogut”, tha Krasniqi, përcjell Periskopi.

Gjuhën e ashpër të komunikatës së Quintit ndaj shtetit tonë, e vërejti mjaft mirë edhe gazetari i njohur kosovar, Bekim Kabashi. Në një status të tij, që të plotë ">mund ta lexoni këtu, por ne po e sjellim vetëm pjesën për Quintin, ai thotë se Perëndimi, fakteqësisht, po e sheh Kosovën si destabilizuese në këto momente.

“Kushdo qe provokon lufte ose trazira ne kete rajon, eshte armik i Perendimit.

Albini po mundohet t’i thote Perendimit qe ai eshte Vucici. Por eshte naivitet t’mendohet se Perendimit duhet t’i tregoje dikush se kush eshte rreziku, se ata s’po e dikan e shihkan vete.  Fatekeqesisht Perendimi (Quniti) destabilizues po e shohin Kosoven. Madje kete e thane edhe publikisht permes nje letre te perbashket.  Kjo eshte shqetesuese. Kete orientim Kosova nuk e ka pas asnjehere ne keto 30 vite. Kjo ka fillu te ndodhe”, shkruan Kabashi, përcjell Periskopi.

Për Dukagjin Goranin, ‘vendimet e drejta dhe parimore, nuk janë dosido edhe të dobishme’.

Pra z.Gorani nënkupton se është vendim parimor dhe i drejtë moslejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, por në momentin ku aktualisht është Kosova jonë e vogël dhe bota e madhe (sidomos pas luftës në Ukrainë), nuk është vendim i dobishëm.

“Në zanatin e politikës vendimet e drejta dhe parimore nuk janë dosido edhe të dobishme. Kaniherë vendimi i drejtë i marrun në një moment të caktumë din të mos jetë i dobishëm. Kështu kam mendu për referendum, kështu mendoj për zgjedhje. Është vendim i drjetë me u interpret lejimi i serbëve si shkelje kushtetuese, por a është vendim i dobishëm”, tha Dukagjin Gorani në Pressing, përcjell Periskopi.

“Nëse vijnë aleatët edhe të thonë gjeje një mënyrë me i mbajtë zgjedhjet, meqë është në dobi edhe në interes të vendit, na si aleatë po të themi, mendoj se refuzimi mund të jetë qëndrim parimor, por vendimet e tilla dinë me qenë të padobishme”, shtoi tutje Gorani.

Albert Krasniqi, thotë se prej 6 pikave të deklaratës së QUINT-it, 5 sosh janë qortuese ndaj Kosovës.

Domethënë aty prej 6 pikave që përmban kjo deklaratë në pesë prej tyre qortohet direkt Kosova dhe në të gjashtën, iu bëhet thirrje të dy palëve të përmbahen nga ashpërsimi i gjuhës dhe retorikës që mund të nxisin edhe dhunë”, thotë Krasniqi.

Se kritika e vendeve të QUINT-it ishte a shpër, e tha edhe vetë kryeministri Albin Kurti në emisionin e debatit Desku të KTV-së mbrëmë.

“Kritika ishte e ashpër, është e vërtetë, por duhet të vazhdojmë dhe ta duam vendin tonë më së shumti”, tha Kurti, përcjell Periskopi.

HESHTË OPOZITA, HESHTË PRESIDENTJA

Derisa po ndodhin gjithë këto zhvillime në vendin tonë, kemi një heshtje të opozitës, sidomos për punën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, përkatësisht komunikatën qortuese të shteteve aletate (QUINT).

Ky fakt, po e habitë Albert Krasniqin.

“Po më habitë edhe heshtja e opozitës, do të duhej të thirrej edhe një interpelancë për këtë çështje sepse kjo nuk mundet me kalu kështu në heshtje”, tha ai në Pressing.

Ndërkohë, si për disa çështje të tjera, përveç opozitës, e heshtur vazhdon të jetë edhe Presidentja e vendit, zonja Vjosa Osmani. Periskopi ka nisur dje pyetje në adresën e Presidencës për këtë dhe disa tema të tjera, por deri në momentin kur po e shkruajmë dhe publikojmë këtë artikull, nuk kemi një përgjigje./E përmbledhi: Dafina Demaku/Periskopi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?