Pentagoni: Ukraina po mbrohet me shumë zgjuarsi, shkathtësi dhe kreativitet

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby, ka thënë se Ukraina është duke u mbrojtur me zgjuarësi, shkathtësi dhe kreativitet, shkruan Gazeta Periskopi. Kirby ka thënë se Ukraina ka mbrojtur pjesë të vendit “me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, shumë kreativitet”, raporton BBC. Më tej, Kirby ka thënë se ukrainasit po shkojnë pak më […]
Kirby ka thënë se Ukraina ka mbrojtur pjesë të vendit “me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, shumë kreativitet”, raporton BBC.
Më tej, Kirby ka thënë se ukrainasit po shkojnë pak më shumë në ofenzivë në përpjekje për rifitimin e territorit.
“Ne kemi parë indikacione se ukrainasit po shkojnë pak më shumë në ofensivë tani”, tha ai. “Ne i kemi parë ata tani në vende, veçanërisht në jug pranë Khersonit, [ku] ata janë përpjekur të rifitojnë territorin”, raporton BBC.
Tutje, Kirby ka thënë se Rusët nuk kanë arritur asnjë objektiv që kanë vendosur- ose sigurisht jo pa humbje.
“Ukrainasit po bëjnë një mbrojtje shumë të ashpër. Rusët nuk kanë arritur asnjë nga objektivat strategjikë që kanë vendosur – ose sigurisht jo pa humbje”, ka thënë ai. /PERISKOPI












