Pas presionit publik zgjohet nga gjumi shteti, Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikë

Inspektoriati i Tregut sapo ka mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë, shkruan Gazeta Periskopi. Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Nga kjo ministri është bërë e ditur se ky aksion është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike si dhe Policinë e Kosovës. Këtu […]
Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Nga kjo ministri është bërë e ditur se ky aksion është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike si dhe Policinë e Kosovës.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikë
Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Përndryshe, sot në Kosovë ka pasur një debat të madh, ku subjektet politike, qytetarët dhe Shoqëria Civile kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me shtrejtimin e jashtëzakonshëm të vajit. / PERISKOPI.












