Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Vuçiq do të takojë serbët e Kosovës

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Vuçiq do të takojë serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Ky takim do të mbahet pas mbledhjes së Këshillt të Sigurisë Kombëtare, raporton Tanjug përcjell Klankosova.tv. Sot, është thirrur mbledhja e Këshillit Kombëtare të Sigurisë. Aty pritet të diskutohet edhe refuzimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për mbajtjen e zgjedhjeve […]

Ky takim do të mbahet pas mbledhjes së Këshillt të Sigurisë Kombëtare, raporton Tanjug përcjell Klankosova.tv.

Sot, është thirrur mbledhja e Këshillit Kombëtare të Sigurisë.

Aty pritet të diskutohet edhe refuzimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sot në orën 12:00.

Kjo është konfirmuar për Euronews Serbia, transmeton Klankosova.tv.

Seanca do të mbahet në Pallatin e Serbisë dhe anëtarët e saj do të diskutojnë për temat aktuale që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë, por edhe për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë si dhe furnizimet energjetike dhe ushqimore bazë, të cilat janë gjithashtu në fokus për shkak të luftës në tokën evropiane.

Vuçiq tha të hënën se Prishtina dhe Podgorica do të marrin përgjigje nga Beogradi për ndalimin e votimit në zgjedhjet serbe të 3 prillit. Siç ka thënë ai, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Beogradi që ta njohë Kosovën e pavarur për të organizuar zgjedhje në territorin e Kosovës. I pari i Serbisë tha gjithashtu se përgjigja do të ishte me “pasoja të gjera”.

Kreu i shtetit serb tha gjithashtu se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë. “Situata në botë do të jetë më e ndërlikuar dhe nuk kam dyshim se do të jetë më e vështirë, në vend që të mbyllet konflikti, mund të them se konfliktet do të jenë më të ashpra dhe më të mëdha, se histeria dhe çmenduria do të vazhdojnë në Evropë dhe në botë”, tha Vuçiq, duke vlerësuar se kjo paraqet një barrë të madhe për Serbinë.

Seanca e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë u mbajt në fund të muajit shkurt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?