Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga Erdogani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me një ceremoni shtetërore nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, shkruan Gazeta Periskopi. Sipas njoftimit të presidencës turke, Osmani e Erdogan do të adresojnë të gjitha aspektet bilaterale për të dërguar përpara bashkëpunimin mes shteteve. ”Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe […]
Sipas njoftimit të presidencës turke, Osmani e Erdogan do të adresojnë të gjitha aspektet bilaterale për të dërguar përpara bashkëpunimin mes shteteve.
”Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral”.
Po ashtu ata do të diskutojnë edhe për zhvillimet aktuale në Ballkan.
“Gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentes së Kosovës, Osmani -Sadriu, në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan”. / PERISKOPI












