Osmani: Familja Jashari është portreti i lirisë sonë

Osmani: Familja Jashari është portreti i lirisë sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në kazermën “Adem Jashari” për nder të Epopesë së UÇK-së, tha se marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të Kosovës për liri. Osmani theksoi se familja Jashari është portreti i lirisë sonë. “Marsi i vitit 1989 shënon […]

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në kazermën “Adem Jashari” për nder të Epopesë së UÇK-së, tha se marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të Kosovës për liri.

Osmani theksoi se familja Jashari është portreti i lirisë sonë.

“Marsi i vitit 1989 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve popullit të Kosovës për liri, në këtë ditë fryma e lirisë që nisi në Prekaz në familjen Jashari u bartë gjithandej nëpërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë ditë që është vetëm njëra prej disave të tilla, por do të mbes në historinë tonë për shekuj të tërë”, u shpreh Osmani.

“Familja Jashari në Prekaz u ndodh nën rrethimin forcave të regjimit gjenocidal serb, rrethime të tilla kjo familje kishte përjetuar edhe me 31 janar 1991, 22 janar 1998 dhe së fundmi edhe më 5,6 dhe 7 janar 1998. Në të tri rrethimet, rezistenca e familjes Jashari në krye me bacën Shaban, Hamzën dhe komandantin legjendar Adem Jashari nuk ishte përpjekje e thjesht për të mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre. Ata bashkë u vunë në mbrojtje të pragut të Kosovës, shtëpisë sonë të përbashkët për të cilën u flijuan, në tri ditët e Epopesë ata u heroizuan dhe si të tillë do të mbeten sa të jetë Kosova”, shtoi ajo.

“Rezistenca e familjes Jashari ishte thirrje për mobilizim për të gjithë popullin, për t’i dhënë fund robërisë, për ta kthyer dinjitetin në vend dhe për ta dërguar mesazhin se liria nuk ka çmim. Duke refuzuar nënshtrimin komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me shumë anëtar të familjes e bashkëfshatar ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut”.

“Ky sakrifikim epik i familjes Jashari me bashkëfshatarë e bashkëluftëtar u bë guri themeltar i lirisë dhe shtetit tonë, kjo familje është portreti i lirisë sonë, e cila ishte e zorshme për t’u arritur, për të cilën ranë edhe 3000 dëshmor të UÇK-së, 13 mijë civilë, u dhunuan afro 20 mijë gra e burra dhe të zhdukur me dhunë janë ende mbi 1600 persona, ende nuk ka drejtësi për asnjërin nga ta, duhet të vendoset drejtësia për të pasur kuptim liria jonë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?