Operacioni nga antidroga vë në pranga 5 persona, sekuestrohet një sasi e drogës

Operacioni nga antidroga vë në pranga 5 persona, sekuestrohet një sasi e drogës

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, sot në ora 18:17, në Prishtinë, pas disa veprimeve operativo hetimore ka ndërmarrë një operacion taktik të koduar me emrin “Marsi” ku është arritur të ndalohen katër persona të dyshuar të cilët ishin duke shkëmbyer substancën narkotike të dyshuar e llojit marihuanë me […]

Substanca është gjetur tek i dyshuari me iniciale A.H. ndërsa tre personat e tjerë dyshohet se kishin qëllim blerjen e substancës.

Gjithashtu është kryer kontrollimi i banesës së të dyshuarit A.H. dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 2 kg 158 gr. substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 1 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Lidhur me rastin policia tha se është kontaktuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i banesës se dytë ku është gjetur dhe konfiskuar 240 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: Substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjithsejtë: 2 kg 512 gr; Substancë e dyshuar narkotike të llojit Kokainë 1 gr; Dy peshore digjitale; Katër telefona celularë; dhe 670 euro.

Lidhur me rastin, me urdhër të organeve të drejtësisë është realizuar edhe kontrollimi i një shtëpie në Gjilan, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim mbi ndalimin, personave, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, dhe rasti vazhdon të hetohet nga sektori qendror i antidrogës së Policisë së Kosovës.

Një orë më vonë hetuesit e antidrogës në një rast tjetër po ashtu në Prishtinë kanë arritur ta arrestojnë edhe një person tjetër të dyshuar me inicialet K.A. për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe të konfiskohen dëshmi relevante për rastin.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?