OKB njofton: 136 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, mes tyre edhe 13 fëmijë

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë. BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara. Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë. Throssell […]
Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.
Throssell tha se shumica e viktimave erdhën si rezultat i granatimeve, sulmeve ajrore dhe eksplozivëve të tjerë.
OKB tha gjithashtu se rreth 400 persona janë plagosur nga luftimet deri tani.












