OKB: Deri tash 227 civilë të vrarë e 525 të plagosur në Ukrainë, por shifrat mund të jetë më të larta

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka konfirmuar sot se 227 civilë janë vrarë dhe 525 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit, raporton The Guardian, transmeton Periskopi. Megjithatë, OKB beson se numri real është dukshëm më i lartë, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria në ditët e […]
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka konfirmuar sot se 227 civilë janë vrarë dhe 525 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit, raporton The Guardian, transmeton Periskopi.
Megjithatë, OKB beson se numri real është dukshëm më i lartë, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria në ditët e fundit, për shkak të vonesave të raportimit në disa zona ku janë zhvilluar luftime intensive.
“Shumica e këtyre viktimave u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore, thuhet nga zyra e OKB’së./PERISKOPI/












