Ofrohen 10 mijë franga për informacione rreth vrasjes së shqiptarit në Zvicër

Më shumë se 20 vjet më parë, një 20-vjeçar u qëllua me armë zjarri në Schlieren (ZH) dhe shoqëruesi i tij u plagos rëndë. Policia Kantonale po rifillon hetimet Më 3 nëntor të vitit 1999 në Schlieren, Kantoni i Cyrihut, një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ishte qëlluar për vdekje. Shoqëruesi i tij 22-vjeçar i […]

Më 3 nëntor të vitit 1999 në Schlieren, Kantoni i Cyrihut, një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ishte qëlluar për vdekje. Shoqëruesi i tij 22-vjeçar i kishte mbijetuar sulmit, i plagosur, transmeton albinfo.ch. Gjatë hetimeve që pasuan, një 18-vjeçar shqiptar ishte dyshuar se ka kryer krimin, por çështja ishte mbyllur në vitin 2003 për shkak të provave të pamjaftueshme.

Rreth 20 vjet më vonë autoritetet po bëjnë një përpjekje për inicimin e sërishëm të procedurës, shkruan Limmattaler Zeitung.

Policia Kantonale e Cyrihut po rifillon tani hetimet me një qasje të re, duke ofruar një shpërblim prej 10,000 frangash, ka njoftuar ajo të enjten. Një arsye për këtë hap mund të jetë fakti se, me përjashtim të vrasjes, të gjitha krimet e tjera të kryera në ambientin e të dyshuarit dhe viktimës janë tashmë të parashkruara (nuk ndiqen për shkak të vjetrimit).

Hetuesit supozojnë se personat e përfshirë në këtë krim dhe të intervistuar fshehin qëllimisht informacionet për autorët dhe motivin e tyre, për të mos u inkriminuar vetë, përcjell albinfo.ch. Kjo tani mund të ndryshojë, nisur nga shkaku i vjetërimit të lëndës sa u përket krimeve të tjera, shpreson Policia Kantonale e Cyrihut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?