OAK kërkon nga ZRRE mos shtrejtimin e energjisë elektrike për biznese dhe blerjen e saj nga KESCO

OAK kërkon nga ZRRE mos shtrejtimin e energjisë elektrike për biznese dhe blerjen e saj nga KESCO

Diskutimi lidhur me inkurajimin e bizneseve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve dhe Kesco me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimi, ishin qëllimi i takimit mes Përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me përfaqësuesit e ZRRE-së. OAK theksoi që një nga kërkesat e […]

OAK theksoi që një nga kërkesat e bizneseve është që ZRRE të obligojë KESCO të blejë energjinë solare nga bizneset gjatë periudhës që ajo nuk shfrytëzohet apo është tepricë nga bizneset dhe qytetarët që kanë investuar në energji solare, në mënyrë që e njejta të mos humbet.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth mundësive të rritjes së kapaciteteve prodhuese nga energjia solare e të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtëritshme.

Qindra qytetarë, fermerë dhe bujq kanë panele solare, KESCO i bënë kompenzimin mes prodhimit dhe harxhimit në muajt fiskal 1 janar – 31 dhjetore, në rast se fermerët, bizneset apo qytetarë harxhojnë më pak dhe prodhojnë më shumë, rryma konsiderohet e humbur dhe nuk paguhet apo kompenzohet për vitin tjetër.

Gjatë takimit poashtu u theksua që ekziston një frikë për rritjen e çmimeve të energjisë nga ana e bizneseve, gjë që do të bënte pastaj shumë të vështirë përballimin e saj dhe do të ndikonte në rritjen e kostos së prodhimit. Për këtë OAK kërkoj që as mos të mendohet rritja sepse do ti dëmtojë rëndë edhe bizneset siç është duke i dëmtuar qytetarët.

Nga ana tjetër, Petrit Pepaj Drejtor Menaxhues në ZRRE, shpalosi disa nga prioritetet e këtij institucioni për këtë vit, dhe planifikimet për ndryshime që planifikohen, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit reciprok mes të dyja palëve.

OAK ka memorandum bashkëpunimi me ZRRE dhe takimi u zhvillua në frymën e këtij memorandumi. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?