Nuk është parë qe 12 ditë në publik, ku është Sergei Shoigu: Ngjallen lloj-lloj dyshimesh

Ministri i Mbrojtjes së Vladimir Putin, Sergei Shogu, është zhdukur ‘pas problemeve me zemër’, në kohën kur ka ngecur lufta e Rusisë në Ukrainë, shkruan Mirror, përcjell Periskopi. Shoigu nuk është parë në 12 ditët e fundit dhe një fotografi e vjetër e tij është shfaqur në TV, thuhet në raportimet e mediave opozitare. Me […]
Ministri i Mbrojtjes së Vladimir Putin, Sergei Shogu, është zhdukur ‘pas problemeve me zemër’, në kohën kur ka ngecur lufta e Rusisë në Ukrainë, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.
Shoigu nuk është parë në 12 ditët e fundit dhe një fotografi e vjetër e tij është shfaqur në TV, thuhet në raportimet e mediave opozitare.
Me 18 mars, Shoigu, 66-vjeçar, u përmend në një raport të një ueb-faqe të Kremlinit ku thuhej se ai dhe Putin kishin ‘diskutuar progresin e operacionit special në Ukrainë’ me anëtarët e përhershëm të këshillit të sigurisë së Rusisë.
Por fotografi dhe video të tij nuk janë parë. Të afërmit e tij kanë thënë se ishte i sëmurë me probleme në zemër, tha për agjencinë e lajmeve Agentstvo një burim i afërt me ministrin.
Shoigu shihet si një aleatët me të besueshëm dhe më afërt të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ngjarja vije në kohën kur Putin i nervozuar ka nisur një ‘gjueti shtrigash’ ndaj rrethit më të afërm të tij për gjetjen e ‘fajtorëve’ që janë përgjegjës për dështimin e strategjisë së luftës së tij.
Numri dy i Kremlinit: Kush është Sergei Shoigu, njeriu që Putini e merr edhe në pushime
Vladimir Putin mund të jetë fytyra e invazionit rus në Ukrainë, por ka një numër tjetër fytyrash që i qëndrojnë prapa presidentit rus në sulmin e Kremlinit ndaj shtetit të pavarur ukrainas. Mes tyre, i shumëpërfoluri Sergei Shoigu…
Në dhomën e luftës së Putinit, ministri i mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu është një nga figurat më familjare. Që prej qeverisjes së gjatë të Putinit me Moskën, Shoigu përfaqëson njeriun më të afërt të Vladimir Putinit.
Për shkrimtarin rus dhe ekspertin e sigurisë, Andrei Soldatov, Shoigu përfaqëson në Kremlin ‘shumë më shumë sesa forcat e armatosura ruse’.
“Zoti Shoigu është një nga njerëzit më të besueshëm të Vladimir Putinit dhe njeriu që Putin ia dëgjon fjalën”, thotë ai për BBC-në, para pak ditësh, përcjell Periskopi.
“Zoti Shoigu nuk është i ngarkuar vetëm për ushtrinë, por është i ngarkuar edhe për idologjinë – ai e ka nën kontroll krijimin e narrativës së ideologjisë së sotme ruse’, thotë zoti Soldatov, përkthen Periskopi.
Shoigu u bë i përfolur edhe kur prezantoi agresionin e Rusisë në Ukrainë si një ‘operacion special ushtarak” derisa vendi do t’i ‘arrinte ato që synonte në Ukrainë’.












