Një orë bisedë mes Putinit e Scholz, kërkohet që të ndalet lufta

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane. Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. […]
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.












