“Një civil e vranë në shtëpinë e tij dhe ia përdhunuan gruan në sy të fëmijës”

Maria Mezentseva, anëtare e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka denoncuar “tmerrin” e shkeljeve të shumta që kanë ndodhur gjatë luftës në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë dhe ka thënë se “drejtësia duhet bërë”. “Një civil u vra në shtëpinë e tij në një qytet afër Kievit”, tha ajo në një […]
Deputetja shtoi se gruaja e civilit ishte abuzuar seksualisht. “Gruaja e tij ka qenë… Më vjen keq që e them, por duhet… Është përdhunuar disa herë në sy të fëmijëve të mitur. Prokuroria po heton rastin”, ka deklaruar ajo.
“Ka edhe shumë viktima (…). Shpresojmë se do të ketë edhe shumë raste kur viktimat të jenë të gatshme të flasin për këtë”, theksoi Meznetseva, e cila megjithatë ka shprehur shpresën se” drejtësia do të vendoset. ”
Meznetseva ndodhet në Ukrainën perëndimore, megjithëse ka paralajmëruar se “nuk ka më vende të sigurta në Ukrainë”.
Gati 1,100 civilë ukrainas janë vrarë dhe 1,754 janë plagosur. si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, sipas bilancit të fundit të përditësuar të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të publikuar këtë të shtunë.
Të vdekurit janë identifikuar si 221 burra, 167 gra, 30 djem dhe 15 vajza, si dhe 51 fëmijë dhe 1288 të rritur në pritje të identifikimit. Të plagosurit janë identifikuar si 194 burra, 148 gra, 30 vajza dhe 24 djem, si dhe 70 fëmijë dhe 1288 të rritur në pritje të identifikimit.












