Ngjarjet më të rëndësishme për sot

Ngjarjet më të rëndësishme për sot

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme. Ngjarjet e datës 23 mars 2022 – Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit, i kushtohet 24 Marsit 1998 dhe 24 Marsit 1999. (Shkollat e Deçanit, ora 8:00) – Komisioni për […]

Ngjarjet e datës 23 mars 2022

– Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit, i kushtohet 24 Marsit 1998 dhe 24 Marsit 1999. (Shkollat e Deçanit, ora 8:00)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton kërkesën për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

– Forumi Ekonomik i Grave në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung dhe Iniciativa për Stabilitet në Kosovë organizojnë diskutimin për Ligjin e punës, me fokus në dispozitat të cilat rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore, për të punësuarit. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

– Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 10:00)

– Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s mbaht krosi ‘’Rruga e Lirisë’’ me nxënësit e shkollave fillore. (Fshati Gllogjan, ora 10:00)

– Zyrtari për Ndërmarrje Private në USAID, Methju Kulinane do t’i bashkohet kryetarit të Komunës së Gjakovës Ardian Gjinit, me rastin e hapjes së Panairit për Orientim në Karrierë të organizuar nga të rinjtë e Gjakovës. (Pallati i Kulturës në Gjakovë, ora 10:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)

– Hapet ekspozita ‘’Nismëtarët e Lirisë’’, nga artisti Besart Gashi. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 10:30)

– Zhvillohet ndeshja Gjermani – Kosovë  WU17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00)

– Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga Fushë Kosova organizon aktivitetin me moton “Falenderim për NATO-n me rastin e 23 vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s  mbi forcat paramilitare e militare serbe në luftën e Kosovës 1998/99”. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

– Mbahen homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Jabllanicë. (Jabllanicë, ora 11:00)

– Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 12:00)

– Mbahen homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Koshare. (Koshare, ora 12:00)

– Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga Fushë Kosova organizojnë manifestimin qendror. (Gjimnazi “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë, ora 13:00)

– Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 13:00)

– Zhvillohet ndeshja Slloveni – Austri WU17. (Stadiumi “ Zahir Pajaziti”, ora 15:00)

– Mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:30)

– Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e dekorimit të familjarëve të 116 dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 16:00)

– Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)

– Mbahet konferenca për media e Burkina Fasos. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

– Zhvillohet stërvitja zyrtare e Burkina Fasos. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

– Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizon ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit. (Hotel Emerald, ora 18:30)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?