Nga burgu e kanosi gruan në Viti, të njëjtën gjë e bëri edhe kunati i saj që ndodhet jashtë vendit

Një grua nga Vitia ka raportuar në polici se është kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në vuajtje të dënimit. E njëjta ka deklaruar se është kanosur edhe nga kunati i cili ndodhet jashtë Kosovës. Rasti po hetohet nga policia. Njoftimi i plotë i policisë: DHUNË FAMILJARE / KANOSJE /Viti, 22.03.2022-09:30. Viktima femër […]
E njëjta ka deklaruar se është kanosur edhe nga kunati i cili ndodhet jashtë Kosovës.
Rasti po hetohet nga policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË FAMILJARE / KANOSJE /Viti, 22.03.2022-09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit dhe kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet jashtë Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.












