Në Serbi mbahet marsh në mbështetje të Rusisë

Në Serbi mbahet marsh në mbështetje të Rusisë

Qytetarë serb kanë marshuar në Beograd të premten duke valëvitur flamujt rusë dhe duke mbajtur fotografi të presidentit Vladimir Putin, në një shfaqje të rrallë të mbështetjes publike për Moskën pas sulmit të saj në Ukrainë. Serbia po kryen një akt delikat balancues midis aspiratave të saj evropiane, partneritetit me NATO-n dhe aleancës së saj […]

Serbia po kryen një akt delikat balancues midis aspiratave të saj evropiane, partneritetit me NATO-n dhe aleancës së saj shekullore fetare, etnike dhe politike me Rusinë.

Për shumë serbë të zakonshëm, kujtimi i bombardimeve të NATO-s ndaj objektivave strategjikë në Serbi për t’i dhënë fund luftërave ballkanike të viteve 1990 është ende shumë i freskët, një veprim që u kundërshtua ashpër nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton REL.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili përballet me zgjedhjet muajin e ardhshëm, në të cilat duhet të ruajë mbështetjen e qytetarëve me prirje ruse, ka theksuar në ditët e fundit gjithashtu në mënyrë të përsëritur mbështetjen për një kohë të gjatë të Moskës në Kombet e Bashkuara, ku ajo ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës.

Para fillimit të marshimit, rreth 2,000 njerëz u mblodhën pranë ndërtesës së presidencës në Beogradin qendror, duke intonuar himnet ruse dhe serbe dhe duke përshëndetur të dy vendet si kombe vëllezër përpara një monumenti të Carit rus Nikolla II.

Midis tyre ishin anëtarë lokalë të klubit të motoçikletave “Ujqërit e natës” të Rusisë, të njohur për lidhje të ngushta me Putinin dhe me një histori luftimesh në Ukrainë në anën e separatistëve pro-rusë gjatë krizës së Krimesë në vitin 2014 dhe luftës mbi rajonin e Donbasit.

Pikëpamjet politike të shumë njerëzve në Serbi janë formuar nga tabloidet e afërta me Vuçiqin, të cilat i kanë bërë jehonë pikëpamjes së Moskës për luftën në Ukrainë, me një nga titujt që thoshte “Ukraina sulmoi Rusinë!” në ditën e parë të pushtimit.

Por ka gjithashtu mbështetje për Ukrainën, me dhjetëra që protestuan kundër pushtimit rus përpara ambasadës së saj në fillim të kësaj jave dhe më shumë ngjarje që priten gjatë fundjavës.

Rusia i quan veprimet e saj një ‘operacion special’ i krijuar jo për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj dhe për të kapur ata që ajo i konsideron si nacionalistë të rrezikshëm.

Më herët të premten, Vuçiç i tha ambasadorit të Ukrainës në Serbi se Beogradi respekton ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe se është i gatshëm të ofrojë ndihmë humanitare dhe të pranojë refugjatë.

Serbia, e cila mbështetet tek Moska për nevojat e saj energjetike, iu bashkua gjithashtu dënimit të sulmit të Rusisë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Moskës.

Vuçiq ka thënë se vendi është nën presion të madh për të harmonizuar politikën e tij të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, të cilit synon t’i bashkohet.

Air Serbia vazhdon të ketë fluturime midis Beogradit dhe Moskës, madje duke shtuar kapacitetin pasi BE-ja dhe Rusia vendosën ndalesa të hapësirës ajrore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?