Në prag të vizitës së Biden: Rusia kërcënon Poloninë me një letër qartësisht agresive

Në prag të vizitës së Biden: Rusia kërcënon Poloninë me një letër qartësisht agresive

Zëvendës-kryetari i Këshillit për Siguri të Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka shkruar një letër paralajmëruese Polonisë se do të paguaj çmim të shtrenjtë për ‘sindromin anti-Rusi’. “Interesat e popullit polak janë dëmtuar nga sindromi anti-Rusi i ‘politikanëve mediokër’ dhe ‘mbikëqyrësit nga matanë oqeanit’ me shenja të qarta të dementisë për shkak të moshës”, shkruajti Medvedev […]

Zëvendës-kryetari i Këshillit për Siguri të Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka shkruar një letër paralajmëruese Polonisë se do të paguaj çmim të shtrenjtë për ‘sindromin anti-Rusi’.

“Interesat e popullit polak janë dëmtuar nga sindromi anti-Rusi i ‘politikanëve mediokër’ dhe ‘mbikëqyrësit nga matanë oqeanit’ me shenja të qarta të dementisë për shkak të moshës”, shkruajti Medvedev në ‘Telegram’, përcjell Periskopi.

Ai iu referua vendimit paraprak të kryeministrit polak, Mateusz Moraëiecki, për zvogëlimin e varësisë së vendit të tij ndaj Rusisë dhe prerjes së ndërlidhjeve ekonomike me Moskën si kundërshtim ndaj ‘operacionit special ushtarak’ në Ukrainë.

“Ne do t’i largojmë elementet ruse nga ekonomia e Polonisë edhe Evropës. Në bëjmë thirrje për pezullimin e aktiviteteve në tregun e Rusisë”, ishte shprehur Moraëiecki në një konferencë për shtyp me 18 mars.

“Qartësisht që çmimi për veprime të tilla të pamenduara është shumë i lartë”, paralajmëroi zyrtari nga Këshilli i Sigurisë së Rusisë, duke shtuar se Polonia tani më nuk mund t’i llogarisë pasojat. “Gjërat që Polonia mund t’i humbasë për shkak të sindromit të pafundmë anti-Rusi janë të shkuara”.

Medvedev gjithashtu kritikoi Poloninë dhe propagandën e saj që janë “kritikat më brutale, më banale dhe më turbulluese ndaj Rusisë”.

Paralajmërimi i Medvedev erdhi pasi që sekretari i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, njoftoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të vizitojë Poloninë pasi ai ta përfundoj samitin e NATO-s në Bruksel këtë fundjavë.

Konflikti në Ukrainë duket se nuk po shfaq shenja të qetësimit pas më shumë se tri javësh që nga kampanja ushtarake e Rusisë. Rusia ka vazhduar përpjekjet e saj për të rrethuar qytetet e mëdha të Ukrainës, kurse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ri potencoi përkushtimin e tij për të mos u dorëzuar para ultimatumit./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?