NATO vendos të mos ketë zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë rënë dakord gjatë mbledhjes së sotme urgjente që të mos ketë zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, tregoi sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg. Megjithatë, ata u pajtuan që avionët e NATO-s nuk duhet të operojnë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, tha Stoltenberg, raporton Sky News, transmeton Periskopi. I pyetur […]
Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë rënë dakord gjatë mbledhjes së sotme urgjente që të mos ketë zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, tregoi sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg.
Megjithatë, ata u pajtuan që avionët e NATO-s nuk duhet të operojnë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, tha Stoltenberg, raporton Sky News, transmeton Periskopi.
I pyetur për sulmin në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha:Veprimet e pamatura rreth termocentralit bërthamor mbrëmë vetëm nxjerrin në pah rreziqet e kësaj lufte.
‘’Lufta është e rrezikshme dhe lufta kundër operacioneve ushtarake duke shkuar rreth centralit bërthamor shton rrezikun.’’/PERISKOPI/












