Mustafa për kritikat e QUINT’it ndaj Kurtit: Ndër reagimet më të rënda dhe me rrezik afatgjatë për vendin

Mustafa për kritikat e QUINT’it ndaj Kurtit: Ndër reagimet më të rënda dhe me rrezik afatgjatë për vendin

Besarta Hoti  Pavarësisht thirrjeve dhe përpjekjeve të shteteve të QUINT’it që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë  të mbaheshin në Kosovë, z. kryeministër Kurti dhe Qeveria e tij vendosën të refuzonin një gjë të tillë, për çka pasoi reagim i ashpër nga Amerika e katër vendet tjera të Evropës. Ish-kryetari i LDK’së, njëherit edhe ish-kryeministri […]

 Pavarësisht thirrjeve dhe përpjekjeve të shteteve të QUINT’it që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë  të mbaheshin në Kosovë, z. kryeministër Kurti dhe Qeveria e tij vendosën të refuzonin një gjë të tillë, për çka pasoi reagim i ashpër nga Amerika e katër vendet tjera të Evropës. Ish-kryetari i LDK’së, njëherit edhe ish-kryeministri i vendit Isa Mustafa i cilëson si një nga fjalët më të rënda prej ndërkombëtarëve…

Isa Mustafa  në një bisedë për Periskopin ka deklaruar qartë se komunikata me qasje të ashpër nga QUINT është ndër reagimet më të rënda dhe me rrezik afatgjatë për partneritetin e vendit tonë me Bashkimin Evropian dhe Amerikën.

“Përfundimi i deklaratës së QUINT-it se kjo sjellje e Qeverisë minon aspiratat evropiane, flet për seriozitetin e këtij reagimi. Është ndër reagimet më të rënda dhe potencialisht me rrezik afatgjatë për partneritetin e vendit tonë me BE dhe SHBA.”, deklaroi Mustafa për Periskopin.

Tutje Mustafa tha se QUINT ka qenë në dijeni për qëndrimet e Vetëvendosjes ‘, konkretisht të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

“Ç’është e vërtetë QUINT i ka ditur edhe më parë qëndrimet e Vetëvendosjes ( të kryeministrit të tanishëm dhe të presidentes) dhe asgjë s’ka ndodhur jashtë asaj çfarë publikisht kanë deklaruar gjatë fushatës, e për çfarë kanë gjetur përkrahje të parezervë të këtyre vendeve veç e veç që sot shprehen të pakënaqura.” Ka thënë ish-kreu i LDK’së.

Sipas  ish-kryeministrit Mustafa, nëse dikush duhet qortuar QUINT duhet qortuar vetveten ‘’sepse disa përfaqësues të tyre diplomatik në Kosovë silleshin thuaja se ishin pjesë e Vetëvendosjes’’.

“Prandaj nëse  duhet qortuar dikush, QUINT duhet qortuar vetveten, sepse disa përfaqësues të tyre diplomatik në Kosovë silleshin thuaja se ishin pjesë e Vetëvendosjes. Qeveria nuk i ka mashtruar por ata janë vet mashtruar me qëllim apo pa të. Pasojat, druaj se do të jenë të mëdha dhe afatgjata, do t’i bartë Kosova. Vendi ynë ka nevojë të stabilizohet, të ushtrojë sovranitetin në tërë territorin por nëse një  pjesë e qytetarëve kërkon zgjidhje në Serbi dhe jo në shtetin e tyre, atëherë kjo flet se institucionet tona janë larg që ta bëjnë punën e tyre”, tha Mustafa.

Ndërkaq në anën tjetër, derisa po ndodhë ky zhvillim, kemi një heshtje nga partitë opozitare në vend.

Periskopi ka provuar të kontaktojë me disa deputetë opozitar, por që me të kuptuar temën, refuzuan të flisnin.

Kur jemi tek kritika e QUINT dhe zgjedhjet serbe (të palejuara), kryeministri Albin Kurti sot ia nisi një letër Bashkimit Evropian, duke u thënë atyre por edh OSBE’së që të mos legjitimojnë orvajtjet e Serbisë./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?