Musliu: Në politikë gratë përballen me ofendime për pamjen, prejardhjen e moralin

Musliu: Në politikë gratë përballen me ofendime për pamjen, prejardhjen e moralin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar që në Kosovë është i domosdoshëm përmirësimi i politikave gjinore. Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri, Musliu ka folur për diskriminimin që u bëhet grave, sipas saj edhe nga vet gratë të cilat janë në pozita […]

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri, Musliu ka folur për diskriminimin që u bëhet grave, sipas saj edhe nga vet gratë të cilat janë në pozita udhëheqëse.

Deputetja e PDK-së ka thënë se diskriminimi po ndodh në të gjithë sektorët.

“Në politikë gratë përballen me barriera kulturore dhe me stereotipe gjinore nga më të ndryshmet, nga ofendimet për sa i përket inteligjencës, pamjes, prejardhjes e deri të morali i tyre. Barrierat që u krijohen grave në fund në këtë fushë janë strukturore, mediatike dhe mentaliste. Më e shëmtuara këtu është se edhe në dikastere shtetërore me të cilat menaxhojnë gratë ndodh diskriminimi i gjinisë femërore, nga gratë udhëheqëse të cilat në ato pozita jo rrallë vinë duke përdorur me mjeshtri politikat gjinore”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se në kompanitë në Kosovë gratë nuk po vendosen në pozita udhëheqëse ani pse janë të kualifikuara.

Musliu ka thënë se debati parlamentar duhet t’i shërbejë identifikimit të problemeve gjinore në shoqëri dhe të nxjerrë një pasqyrë të të arriturave dhe ngecjeve të deritanishme.

Ajo ka thënë se përmes debatit në Kuvend duhet të identifikohen sfidat e së ardhmes dhe të krijohet një strategji e mirëfilltë për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe me zë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?