Murati: Serbia po e vazhdon lojën, koha për samit të liderëve shqiptarë të rajonit

Murati: Serbia po e vazhdon lojën, koha për samit të liderëve shqiptarë të rajonit

Valon Murati thotë se derisa Serbia po vazhdon lojën e saj karshi perëndimit dhe bën thirrje për samit të liderëve shqiptarë të rajonit. Murati shkruan: Serbia po e vazhdon lojën: është koha për samit të liderëve shqiptarë të rajonit! Votimi i Serbisë mbrëmë për rezolutën e AP të OKB-së për të dënuar agresionin rus mbi […]

Valon Murati thotë se derisa Serbia po vazhdon lojën e saj karshi perëndimit dhe bën thirrje për samit të liderëve shqiptarë të rajonit.

Murati shkruan:

Serbia po e vazhdon lojën: është koha për samit të liderëve shqiptarë të rajonit!

Votimi i Serbisë mbrëmë për rezolutën e AP të OKB-së për të dënuar agresionin rus mbi Ukrainën kishte dy qëllime. E para për të bërë përpjekje që të paraqitet ‘konsistente’ në parimin e ruajtjes së parimit të integritetit dhe sovranitetit territorial dhe indirekt për të krahasuar agresionin rus mbi Ukrainën me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Dhe e dyta të zbus zemërimin e Perëndimit për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Në anën tjetër, Serbia vazhdon me këmbëngulësi në politikën e saj për të mos u bërë pjesë e sanksioneve kundër Rusisë, që vazhdon ta vendos në pozitë të palakmueshme sidomos me detyrimin që ka në kuadër të procesit të anëtarësimit të saj për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Kosova dhe faktori shqiptar duhet me kujdes të shtuar të përcjellin veprimet e politikës serbe, por të mos obsesionohet me të e aq më pak të frikësohet prej saj. Ne duhet të shfrytëzojmë rastin që në funksion të paqes e stabilitetit në rajon por edhe zhvillimit tone të brendshëm të forcojmë pozicionin tonë duke dinamizuar bashkëpunimin me aleatët perëndimor e duke koordinuar veprimet me faktorin shqiptar në rajon. Është koha për një samit të liderëve shqiptarë të rajonit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?