Murati: Është koha për samit të liderëve shqiptarë të rajonit

Murati: Është koha për samit të liderëve shqiptarë të rajonit

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar lëvizjet e fundit të Serbisë pas zhvillimeve të reja ndërkombëtare, shkruan Gazeta Periskopi. Murati ka thënë se është Kosova dhe faktori shqiptar duhet njëkohësisht edhe ta përcjellin me vëmendje politikën e jashtme të Serbisë si dhe të bashkëpunojnë me aleatët perëndimor për avansimin e pozicionit të […]

Murati ka thënë se është Kosova dhe faktori shqiptar duhet njëkohësisht edhe ta përcjellin me vëmendje politikën e jashtme të Serbisë si dhe të bashkëpunojnë me aleatët perëndimor për avansimin e pozicionit të tyre.

Murati ka dhënë edhe një ide lidhur me këto rrethana dhe të asaj se si duhet të vazhdohet tutje, ku ka thënë se është kohë të organizohet një samit i lidërëve shqiptarë të rajonit.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Serbia po e vazhdon lojën: është koha për samit të liderëve shqiptarë të rajonit!

Votimi i Serbisë mbrëmë për rezolutën e AP të OKB-së për të dënuar agresionin rus mbi Ukrainën kishte dy qëllime. E para për të bërë përpjekje që të paraqitet ‘konsistente’ në parimin e ruajtjes së parimit të integritetit dhe sovranitetit territorial dhe indirekt për të krahasuar agresionin rus mbi Ukrainën me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Dhe e dyta të zbus zemërimin e Perëndimit për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Në anën tjetër, Serbia vazhdon me këmbëngulësi në politikën e saj për të mos u bërë pjesë e sanksioneve kundër Rusisë, që vazhdon ta vendos në pozitë të palakmueshme sidomos me detyrimin që ka në kuadër të procesit të anëtarësimit të saj për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Kosova dhe faktori shqiptar duhet me kujdes të shtuar të përcjellin veprimet e politikës serbe, por të mos obsesionohet me të e aq më pak të frikësohet prej saj. Ne duhet të shfrytëzojmë rastin që në funksion të paqes e stabilitetit në rajon por edhe zhvillimit tone të brendshëm të forcojmë pozicionin tonë duke dinamizuar bashkëpunimin me aleatët perëndimor e duke koordinuar veprimet me faktorin shqiptar në rajon. Është koha për një samit të liderëve shqiptarë të rajonit”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facbook. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?