Moska tha se afër 500 trupa ruse janë vrarë, Ukraina del me një shifër krejt ndryshe

“Më shumë se 7,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i pushtimit”, kështu thotë këshilltari presidencial i Ukrainës. Sot më herët, shifra që u raportua nga Ukraina ishte rreth 6,000. Këshilltari presidencial shtoi se qindra ushtarë rusë, përfshirë oficerë të lartë, janë kapur gjithashtu si të burgosur. “Një komandant i ushtrisë ruse u dërgua […]
Sot më herët, shifra që u raportua nga Ukraina ishte rreth 6,000.
Këshilltari presidencial shtoi se qindra ushtarë rusë, përfshirë oficerë të lartë, janë kapur gjithashtu si të burgosur.
“Një komandant i ushtrisë ruse u dërgua në Bjellorusi pasi u plagos rëndë”, tha këshilltari Oleksiy Arestovich në një konferencë televizive.
Megjithatë, duhet theksuar se Rusia ka raportuar një shifër shumë të ndryshme për numrin e ushtarëve të saj që janë vrarë.
Në raportin e fundit, ministria e mbrojtjes e vendit tha se vetëm 498 nga trupat e saj kanë vdekur në ofensivë./SkyNeës/Periskopi/












