Morawiecki: Polonia do të jetë e para që do të heqë importet ruse të energjisë

Morawiecki: Polonia do të jetë e para që do të heqë importet ruse të energjisë

Polonia do të jetë një nga vendet e para anëtare të BE-së që do të tërhiqet nga importet e naftës, qymyrit dhe gazit rus, deklaroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki. Ai këto komente i bëri të shtunën në mbrëmje, pas fjalimit të presidentit amerikan Joe Biden në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, transmeton PAP. Biden tha në […]

Ai këto komente i bëri të shtunën në mbrëmje, pas fjalimit të presidentit amerikan Joe Biden në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, transmeton PAP.

Biden tha në fjalimin e tij madhor që u mbulua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare se Evropa duhet t’i jep fund mbështetjes së saj në lëndët djegëse fosile ruse dhe u zotua për mbështetjen e SHBA për arritjen e këtij qëllimi.

“Polonia do të jetë një nga të parët, nëse jo vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të tërhiqet plotësisht nga nafta dhe qymyri rus, por edhe nga gazi rus”, tha Morawiecki.

Kryeministri vazhdoi duke thënë se disa vende anëtare të BE-së e kishin zili Poloninë se ajo kishte bërë tashmë hapa të rëndësishëm për të diversifikuar furnizimet e saj me gaz dhe për të zgjeruar infrastrukturën e gazit të vendit.

“Unë mendoj se ajo që ne po themi tani do të jetë në rrjedhën kryesore evropiane pas disa javësh,” tha ai.

Sipas Morawieckit, Polonia mund të arrijë pavarësinë e plotë të gazit nga Rusia më vonë këtë vit.

“Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë deri në fund të tremujorit të tretë,” tha ai.

Ambiciet e Polonisë u përsëritën edhe nga presidenti i vendit, Andrzej Duda.

“Sot të gjithë janë bërë të vetëdijshëm se nuk mund të arrijnë ndonjë diversifikim sepse janë të varur nga Rusia”, tha Duda në një intervistë me transmetuesin TVN24 të transmetuar të shtunën mbrëma.

“Për fat, ne do të jemi plotësisht të pavarur tashmë këtë vit pasi jemi gati të përfundojmë ndërtimin e një tubacioni gazi nga rafti norvegjez dhe do të jemi në gjendje të zgjedhim furnizuesit,” tha Duda, duke iu referuar tubacionit baltik që do të pompojë gaz natyror nga depozitat norvegjeze në bregdetin polak.

Kur bëhet fjalë për naftën, pavarësia e Polonisë nga Rusia pothuajse është “bërë një fakt”, sipas presidentit.

Polonia ka bërë përpjekje intensive për të pakësuar varësinë e saj nga gazi rus duke zgjeruar terminalin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke nënshkruar kontrata me furnizuesit e LNG dhe duke investuar në infrastrukturën ndërkufitare të gazit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?