Ministri ukrainas: Ushtarët e Rusisë po përdhunojnë gratë në zonat e pushtuara

Ministri ukrainas: Ushtarët e Rusisë po përdhunojnë gratë në zonat e pushtuara

Ushtarët rusë dyshohet se kanë përdhunuar gra në qytetet që tashmë i kanë kapur, sipas ministri të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Kuleba tha se tashmë kishte pasur “raste të shumta” të përdhunimeve brenda territoreve të pushtuara nga ushtria ruse. “Kur bombat bien mbi qytetet tona, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e […]

Ushtarët rusë dyshohet se kanë përdhunuar gra në qytetet që tashmë i kanë kapur, sipas ministri të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Kuleba tha se tashmë kishte pasur “raste të shumta” të përdhunimeve brenda territoreve të pushtuara nga ushtria ruse.

“Kur bombat bien mbi qytetet tona, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara, dhe kemi raste të shumta, për fat të keq, kur ushtarët rusë përdhunojnë gra në qytetet ukrainase, është sigurisht e vështirë të flitet për efikasitetin e ligj ndërkombëtar”, tha Kuleba.

“Por ky është i vetmi mjet qytetërimi që kemi në dispozicion për t’u siguruar që, në fund, të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të sillen para drejtësisë, dhe Federata Ruse, si një vend që kreu një akt agresioni, do të mbajë përgjegjësi edhe për veprat e saj”, shtoi ai.

Ministri nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e tij, por mediat ukrainase raportuan se njëmbëdhjetë raste përdhunimi ishin raportuar në Kherson, i vetmi qytet i madh i pushtuar nga Rusia pas më shumë se një javë luftimesh.

Sipas DailyMail, Kuleba u bëri thirrje mediave që të përhapin të vërtetën për krimet e Rusisë kundër Ukrainës.

Politikani ukrainas gjatë fjalimit të tij mbështeti gjithashtu thirrjet që Vladimir Putin të përballet me një gjykatë speciale për veprimet e vazhdueshme ushtarake në Ukrainë.

Pushtimi i Rusisë ka marrë tashmë qindra jetë, ka zhvendosur më shumë se një milion njerëz dhe ka nxitur akuza për krime lufte.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?