Murati vet investitor në korporata të mëdha botërore: Bën thirrje pë investime të huaja në Kosovë

Volkswagen, Allianz, Tesla apo Netflix mund të marrin në konsideratë zgjerimin e mëtutjeshëm me shërbime të reja e punëtorë të rinj. Kjo, pasi kanë investime nga të gjitha anët. Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati nuk po i besona akoma ekonomisë në Kosovë. Ai paratë e tij po i qarkullon në ekonominë jashtë Kosovës, […]
Murati po qëndron jashtë shtetit që disa ditë, dhe po hynë ngarend nëpër botë duke u thënë tjerëve: “Investoni në Kosovë”, shkruan Periskopi.com.
Meqenëse se, i njëjti ministër është i thirrur që të bindë investitorët e jashtëm që të investojnë në Kosovë, ai vet investon në shtete tjera, duke nxjerrë paratë jashtë ekonomisë së Kosovës e duke e tkurrë atë gati për disa mijëra euro.
Në deklarimin e pasurisë të vitit 2021, ministri Murati ka deklaruar se ka investuar aksione në katër korporata të mëdha të huaja botërore.
Ka deklaruar se posedon letra më vlerë në “Tesla Inc” që nga viti 2014, vlera ë të cilave është 26 mijë e 700 euro. Në “Allianz SE” që nga viti 2014 në vlerë prej 4300 euro, në “Netflix Inc” që nga viti 2020, vlera e të cilave është deklaruar 8700 euro. Po ashtu, ka deklaruar se posedon letra më vlerë në “Volsëagen AG” që nga viti 2014 në një vlerë prej 6300 eurove.
Gjatë qëndrimit në Londër për Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministri Murati është takuar me Martin Vickers, i Dërguar i Posaçëm për tregtinë në Ballkanin Perëndimor, njëherësh edhe kryetar i Grupit Gjithëpërfshirës Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
“Gjithashtu, Ministri e njoftoi z. Vickers edhe lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj, siç janë fuqia e re punëtore, normat e ulëta tatimore, si dhe sektori bankar i avancuar. Më tej, u diskutua edhe procesi i themelimit te Gjykatës Komerciale, e cila synon në mënyrë specifike përmirësimin e klimës së investimeve duke ulur barrën administrative për kontestet komerciale. Me këtë rast, përmes z. Vickers, Ministri Murati ftoi kompanitë britaneze të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe vendosje të kapaciteteve të tyre prodhuese në Kosovë. Së fundmi, të dy palët ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes të dy palëve partnere në fushën e investimeve të huaja direkte dhe shkëmbimeve tregtare”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar sot nga ministria e Financave, Punës dhe Transferëve të Kosovës.
Po ashtu, në një komunikatë të ministrisë të para pakë ditëve është bërë e ditur se, ministri Murati ka takuar Ministren e Financave të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Yuriko Backes.
“Gjatë takimit, Ministrat diskutuan për situatën aktuale në Kosovë, ku Ministri Murati theksoi se pas normalizimit të situatës me pandeminë, objektiv kryesor i Ministrisë mbeten projektet zhvillimore dhe përmirësimi i ambientit të biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Për këtë, Ministri Murati, përmes Ministres Backes, ftoi edhe një herë bizneset e Luksemburgut të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë, ku edhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Odën e Biznesit në Luksemburg.
Nëse do të vepronin edhe 1000 biznesmenë të Kosovës si ministri Muarti, duke investuar vetëm në korporatat jashtë vendit, buxheti i Kosovës do të ishte shumë më i tkurrur.
Investimet e jashtme janë mundësia e vetme që Kosova të ketë ndonjë zhvillim ekonomik. Pa këto investime ekonomia dhe ndihmave të diasporës, Kosova vetëm mund të vendnumëronte./Periskopi.com












