Mehaj me mision të vështirë, ia mësynë NATO-së me hashtage në rrjete sociale

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë një thirrje popullore jo krejtësisht të zakonshme, në kuadër të debatit për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, shkruan Gazeta Periskopi. Mehaj, përmes një statusi ku ka edhe gabime drejtshkrimore, i është drejtuar qytetarëve dhe mërgatës ku i ka ftuar ata që të […]
Mehaj, përmes një statusi ku ka edhe gabime drejtshkrimore, i është drejtuar qytetarëve dhe mërgatës ku i ka ftuar ata që të lobojnë për të vërtetën e Kosovës duke specifikuar edhe popujt ku duhet të drejtohet lobimi.
Për fund, Mehaj, ka ftuar qytetarët që të vendosin disa hashtage në llogaritë e tyre në Facebook.
Këtu keni postimin e tij të plotë:
“Qytetarë të dashur,
Bashkëkombës nga mërgata jonë kudo në Botë,
Miq tanë ndërkombëtar,
Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,
Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë:
– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.
– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.
– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.
Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim:
#KosovoInEU”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI












